Nis “Fshesa Tatimore” për bizneset e mallrave ushqimore/industriale dhe biletat e udhëtarëve.
Sakaq, për çdo qytetar që udhëton në linjat transurbane, me furgon, autobus apo tren, duhet të ketë patjetër në dorë biletën e udhëtimit. Tatimet thonë se duke filluar nga java e ardhshme aksioni për evasion fiskal do të bazohet në disa pika të tjera:
Jo bizneset e mëdha, as ato të dyqaneve, bareve restoranteve, as bizneset e vogla, por pikërisht TREGJET e mëdha.
Në fokusin e tatimeve do të jenë:
Tregjet e mallrave ushqimore dhe industrial
Njësitë shitjeje e magazinimi me pakicë e shumicë
Akset kryesore rrugore në çdo qark, me qëllim kontrollin e dokumentacionit të mallrave në lëvizje
Transporti i udhëtarëve Sipas njoftimit të dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve objekt verifikimi do ketë disa dokumente kryesore:
Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe organin tatimor
Instalimi dhe përdorimi i pajisjeve fiskale
Verifikimi dhe deklarimi i punonjësve në organet tatimore
Kontrolli për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen, transportohen si dhe pajisja me bileta udhëtarësh
Verifikimi i tatimpaguesve për lëshimin e kuponit tatimor në vlerën reale të produkit/sherbimit në raport me listën e afishuar të cmimeve
Të tjera verifikime që përcaktojnë metodika e kontrollit tatimor “kujtojmë tatimpaguesit, që mbajtja e rregullt e dokumentacionit që do të verifikohet të tillë si dokumenti i origjinës së mallit (fatura e blerjes), lëshimi i faturës tatimore, përdorimi korrekt i pajisjeve fiskale, etj, përveçse ulin/eleminojnë zbatimin e penaliteteve, shkurtojnë ndjeshëm edhe kohëzgjatjen e verifikimeve, që shkon në dobi të kohës efektive të punës së çdo biznesi” thuhet në njoftimin e DPT.