Fillon gara e “Vitit të Ri”, dalin emrat e parë të këngëtarëve që do performojnë në club-et e Tiranës, rekordi 25 mijë euro për një natë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:16 08-12-2016 Fillon gara e “Vitit të Ri”, dalin emrat e parë të këngëtarëve që do performojnë në club-et e Tiranës, rekordi 25 mijë euro për një natë

Ndërrimi i viteve në Tiranë pritet nga shumë të rinj në club-et e qytetit ku shpenzohen shuma të mëdha me para dhe ku performojnë këngëtarët më të mirë shqiptarë.

Edhe pse jemi ende larg 31 dhjetorit dhe 1 janarit të 2017-ës, club-et kanë filluar të bëjnë publike të ftuarit që do të kenë, ndërsa kanë nisur rezervimet e para.

“Folie Terrace”, që është një nga club-et më të frekuentuara në kryeqytet, ka njoftuar se këtë vit ka të ftuar Ledri Vulën, Flori Mumajesin, Brunon dhe Klajdi Harunin.

Këngëtarë që janë në kulmin e karrierës dhe këngët e tyre janë hite të garantuara.

Shifrat që këta artistë marrin është shumë e lartë, sidmos për natën e ndërrimit të viteve dhe rekordi është vendosur këtë vit që po lëmë pas nga reperi Noizy me 25 mijë euro.

Noizy është i vetmi që ka bërë të ditur shifrën që ka marrë për këtë natë, ndërsa mbetet të shihet nëse këtë vit do kemi thyerje të rekordit. 

Folie-1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.038440942764282
array(1) { ["section"]=> string(138) "fillon-gara-e-vitit-te-ri-dalin-emrat-e-pare-te-kengetareve-qe-do-performojne-ne-club-et-e-tiranes-rekordi-25-mije-euro-per-nje-nate-62010" }