Ka nisur procesi i numërimit të votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike.
Pas një procesi të gjatë të takimeve në rrethe dhe zgjedhjeve në degët e PD sot ishte dita e Kongresit kur pritet të zgjidhen anëtarët e Keshillit Kombëtar të cilët me pas do të kenë në dorë të votojnë për zgjedhjet në strukturat drejtuese të partisë.
Këshilli i ri Kombëtar për të cilin votohet këtë të shtunë, zgjedh kupolën drejtuese duke filluar me dy nënkryetarët, kryesinë dhe sekretariatet, duke i dhënë fund procesit të zgjedhjeve në Partinë Demokratike.
Përpara se të realizohejë votimi, disa figura të njohura të politikës dhanë dorëheqjen nga kandidimi si ish-deputeti Keltis Kruja dhe funksionarët Edit Harxhi, Genti Minarolli, Edvin Kulluri, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Erla Mëhilli.