Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë tifozët dhe të interesuarit se ka filluar sot online faza e parë e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri – Portugali, e cila do te zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” në datën 07 Shtator, ora 20.45. Pikat e shitjes fizike do të aktivizohen në vijim.
Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si më poshtë:
Tribunat C2, G2 = 1.000 lekë
Tribunat C1, C3, G1 = 1.500 lekë
Tribunat D, F = 2.000 lekë
Tribuna E = 3.000 lekë
Tribunat B1, B5 = 6.000 lekë
Tribunat B2, B4, A1, A4 = 8.000 lekë
Tribuna A2, A3, B3 = 10.000 lekë
Biletat mund të blihen në linkun “Biletaria Online”.
FSHF gjithashtu ka njoftuar të gjithë tifozët se stadiumi Elbasan Arena është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat e prodhuara për këtë ndeshje kanë elementë sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lire. Sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit janë të kompjuterizuara.