Filmi i ri i agjentit 007, vjen me surpriza të befasishme për publikun

Publikuar tek: bota, më 11:24 06-09-2017 Filmi i ri i agjentit 007, vjen me surpriza të befasishme për publikun

Filmi i ri i serisë së agjentit 007, do të vijë me surpriza të befasishme për publikun.

Personazhi kryesor James Bond do të martohet dhe do të lërë shërbimet sekrete.

Filmi i cili do të jetë  i 25-ti i kësaj sage që daton prej gjysmëshekulli, do të lancohet në kinematë botërore jo më parë se nëntori i 2019.

Provat ende nuk kanë filluar dhe risitë janë ende të pakonfirmuara, por këto të dhëna shërbejnë për të mbajtur lart kuriozitetin e publikut,sipas gazetës New York Post, shkruan newsbomb.al.

Aktori protagonist do të jetë përsëri 49 vjeçari Britanik, Daniel Craig në rolin e James Bond.

Craig deklaroi në fund të filmit të katërt “Spectrum” , se nuk do të merrte më pjesë në serinë e 007.

Por në një show televiziv ai u shpreh se do të kthehej përsëri dhe se kjo do të ishte hera e fundit që do të luante në këtë film pas 5 serish të luajtura nën personazhin e agjentit.

danielcraig.jpg

lea.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmëron zyrtarja franceze: Kim Jong do të godasë me raketa Europën
Protestuesit qëllojnë me domate Angela Merkel, reagimi i saj i habit të gjithë »
Article Logic
Execution time: 0.0044841766357422
array(1) { ["section"]=> string(75) "filmi-i-ri-i-agjentit-007-vjen-me-surpriza-te-befasishme-per-publikun-91337" }