Filmi kosovar “Home” rrëmben çmim në BAFTA

Publikuar tek: kulture-art, më 22:09 12-02-2017 Filmi kosovar “Home” rrëmben çmim në BAFTA

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka fituar çmimin për filmin më të mirë të shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

“Home” ka fituar në kategorinë e filmit të shkurtër (“Best Short”) duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party.

Në filmin “Home” bëhet fjalë për një familje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për t’u gjendur në situatë të njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes, shkruan KlanKosova.

Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037503004074097
array(1) { ["section"]=> string(46) "filmi-kosovar-home-rremben-cmim-ne-bafta-68526" }