Filmi ‘Nusja dhe shtetrrethimi’ përzgjidhet në Viennale, kineasti Kristaq Mitro vlerësohet në festivalin europian

Publikuar tek: kulture-art, më 23:06 03-11-2019 Filmi ‘Nusja dhe shtetrrethimi’ përzgjidhet në Viennale, kineasti Kristaq Mitro vlerësohet në festivalin europian Foto nga shesh-xhirimi i filmit shqiptar ‘Nusja dhe Shtetrrethimi’ për të ilustruar seksionin e filmit Retrospektiv ‘O PARTIGIANO’ ne Viennale

Organizatorët e Vienale film festival kanë përzgjedhur foton nga shesh-xhirimi i filmit shqiptar ‘Nusja dhe Shtetrrethimi’ për të ilustruar seksionin e filmit Retrospektiv ‘O PARTIGIANO’ dedikuar filmave me temë nga lufta e dytë botërore.

Gazetari dhe publicist Ergys Alushi, ka bërë me dije se kineasti dhe regjisori i njohur i filmave shqiptarë, Kristaq Mitro, është vlerësuar në Viennale pasi filmi i tij ‘Nusja dhe shtetrrethimi’ u përzgjodh midis 41 filmave pjesëmarrës për pllakatin e eventit.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, gazetari Alushi ka shkruar se një nga filmat e tjerë të vlerësuar të kineastit të njohur është edhe ‘Dimri i fundit’.

Postimi i plotë:

‘Një ngjarje e gëzuar që duhet të na bëjë krenarë

Kineasti i shquar, vlonjati Kristaq Mitro i vlerësuar në Austri, në Viennale ‘Pan-European Partisan Film: O Partigiano’.

Filmi i tij ‘Nusja dhe shtetrrethimi’ u përzgjodh midis 41 filmave pjesëmarrës për pllakatin e eventit.

Një nga filmat e tij të vlerësuar është edhe ‘Dimri i fundit’.

Një vlerësim i vonuar por mëse i drejtë për një nga kineastët më të mirë shqiptarë, që bashkë me Ibrahim Muçaj realizuan filma që kanë mbetur në memorien kombëtare’, ka shkruar publicist dhe gazetari Ergys Alushi.

Festivali më i rëndësishëm i filmit në Austri ka filluar në datën 25 tetor dhe ka vazhduar deri në 4 dhjetor 2019.

Në foton e përzgjedhur në shesh-xhirimet e filmit ‘Nusja dhe shtetrrethimi’, shfaqen dy aktorët e njohur shqiptar Rajmonda Bulku dhe Kastriot Caushi. Filmi është realizuar në vitin 1978 me skenar të Elena Kadares.

Kujtojmë se Vjena është ngjarja më e rëndësishme ndërkombëtare e filmit në Austri, si dhe një nga festivalet më të vjetër dhe më të njohur në botën gjermano folës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025738954544067
array(1) { ["section"]=> string(117) "filmi-nusja-dhe-shtetrrethimi-perzgjidhet-ne-viennale-kineasti-kristaq-mitro-vleresohet-ne-festivalin-europian-184595" }