Finalizohet investimi italian për kërkimin e naftës në Dumre, Rama: Sjell përfitime të mëdha në ekonomi, u treguan bujarë me ne

Publikuar tek: aktualitet, më 10:56 20-12-2019 Finalizohet investimi italian për kërkimin e naftës në Dumre, Rama: Sjell përfitime të mëdha në ekonomi, u treguan bujarë me ne Nënshkrimi i marrëveshjes

Qeveria shqiptare finalizoi sot marrëveshjen me një kompani italiane për hidrokarburet në zonën e Dumresë.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij ka falenderuar fqinjët italianë për mbështetjen dhe ofrimin e një kontrate solide, të favorshme dhe me shumë përfitime për ekonominë shqiptare.

Ndër të tjera, Rama shtoi se investimi i kësaj kompanie gjigande, jo vetëm që do të forcojë financat por do të istalojë edhe dije me vlerë të madhe për gjeologjinë.

'Kompaninë e mirënjohur ENI, ekam njohur shumë vite më parë. Është histori e nisur shumë kohë më parë. U deshën 30 vite që sot të kishim një kontratë me ENI-n që nga vlera ekonomike, është më e mira dhe më e favorshmja që është firmosur. Dua të falenderoj me gjithë zemër miqtë italianë që janë treguar shumë të hapur dhe konstruktiv ndaj kërkesës sonë që Shqipëria të këtë një fitim të mirëstrukturuar në kohë por edhe të këtë më shumë të ardhura se me kontratat e tjera.

Më vjen mirë që ne sot firmosim këtë kontratë, edhe pse përkoi me një moment të vështirë, por ministrja insitoi që ne t’i sillnim miqtë italianë në Shqipëridhe kjo marrëveshje të finalizohej para vitit të ri.

Blloku i Dumresë, zbulimi në Shpiragë është një nxitje më shumë për të vijuar me eksplorimet në territorin tonë.

Më vjen mirë të theksoj se kompania që po investon, ka të ardhura më të mëdha se gjithë prodhimi i Brendshëm Bruto i  Shqipërisë. Jam më shumë i lumtur për dijen që do të sjellë kjo kompani gjigande në Shqipëri, përtej financimit. Kemi dhënë një shembull konkret mes ndryshimit të perceptimit mbi investimeve të huaja dhe realitetit të tyre.

Kjo është një kontratë solide dhe me një përfitim të pritshëm për shtetin, qytetarët dhe ekonominë tonë. Kjo do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në ekonomi. Falenderoj miqtë italianë që janë këtu të pranishëm për të na ofruar një kontratë kaq të favorshme per ne, dhe jam i sigurt që do të gjejnë edhe shumë naftë e po kaq I favorshëm do të jetë ky bashkëpunim edhe për ta’, tha Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO/ Ky është 18-vjeçari që pasi e vrau tentoi të digjte viktimën (DETAJE NGA NGJARJA HORROR)
'Gjuha e urrejtjes nga politika imponon autocensurë', Meta 'përplaset me Ruçin' për lirinë e shprehjes. Kreu i Kuvendit: Media nuk mund të jetë e lirë, nëse lexuesit ndjehen të kërcënuar prej lirisë së saj »
Article Logic
Execution time: 0.013128995895386
array(1) { ["section"]=> string(131) "finalizohet-investimi-italian-per-kerkimin-e-naftes-ne-dumre-rama-sjell-perfitime-te-medha-ne-ekonomi-u-treguan-bujare-me-ne-189926" }