FINALIZOHET KULLA, arrestohet i TMERRSHMI i Lezhës, pjesë e grupit KRIMINAL (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:46 23-02-2018 FINALIZOHET KULLA, arrestohet i TMERRSHMI i Lezhës, pjesë e grupit KRIMINAL (EMRI)

Operacion policor i koduar “Kulla”, arrestohet “i tmerrshmi” i Lezhës.

Kapet në orët e para të mëngjesit, në kullën e prindërve të tij, një shtetas i shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Masa e sigurisë ndaj tij për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Policinë e Matit, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Kulla”.

Si rezultat i operacionit, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Madhesh të Burrelit, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Alban Gjegji, 43 vjeç, lindur ne Madhesh, Mat dhe banues në Laç.

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim në muajin Nëntor 2016, pasi ndaj tij Gjykata për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup i i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Kultivim i bimëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Policia ka goditur mbi 15 raste të kultivimit të kryera nga ky grup kriminal, si dhe ka arrestuar më parë disa persona si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011701822280884
array(1) { ["section"]=> string(85) "finalizohet-kulla-arrestohet-i-tmerrshmi-i-lezhes-pjese-e-grupit-kriminal-emri-111194" }