Finalizohet operacioni italo-shqiptar: Sekuestrohen 510 kile marijuanë, në pranga shqiptari (EMRI DHE FOTOT)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 05-01-2017 Finalizohet operacioni italo-shqiptar: Sekuestrohen 510 kile marijuanë, në pranga shqiptari (EMRI DHE FOTOT)

Është finalizuar një tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italine, Guardia di Finanza(GdF) ku u sekuestruan rreth 510 kg marijuanë dhe u arrestua një person.

 

Sipas njoftimit të policisë mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Megjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar. Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë. Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 vjeç. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

15910292_10155562339763765_668556619_n.jpg15878749_10155562339843765_999696452_n.jpg15909855_10155562339923765_618414097_n.jpg15879397_10155562339753765_1868914046_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fillon shpërndarja e vaksinave të gripit: 5050 doza në 19 qendra shëndetësore në Korçë
Aktivisti shkon para Ambasadës Franceze në Tiranë dhe duke shkelur flamurin serb proteston për Haradinajn »
Article Logic
Execution time: 0.010396957397461
array(1) { ["section"]=> string(110) "finalizohet-operacioni-italo-shqiptar-sekuestrohen-510-kile-marijuane-ne-pranga-shqiptari-emri-dhe-fotot-64645" }