Finalizohet operacioni ndërkombëtar i antidrogës, arrestohen 3 shqiptarë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:43 30-01-2018 Finalizohet operacioni ndërkombëtar i antidrogës, arrestohen 3 shqiptarë

Një tjetër operacion antidrogë ndërkombëtar është finalizuar në orët e para të mëngjesit nga Policia Kufitare e Sarandës, Komisariati Policisë Sarandë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Greke të Igumenicës.

Policia bën me dije, se më datë 29.01.2018, rreth orës 19.00, nëpërmjet oficerit të kontaktit të Komisariatit Policisë Kufitare Sarandë është vënë në dijeni pala Greke e Igumenicës ( Sektori i Antidrogës), se në drejtim të fshatit Vërvë të Sarandës, drejtimi i piramidave nr.63-64, disa persona që dyshohej se transportonin lëndë narkotike, janë nisur në drejtim të shtetit Grek.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe ndjekies nga të dyja anët e kufirit, rreth orës 04.30, të dt.30.01.2018, në sajë dhe të përdorimit të kamerave të vendosura për këtë situatë, në vendin e quajtur Parapotamo, zona e Filatit, nga Policia Greke janë kapur 3(tre) shtetas Shqiptarë së bashku me lëndën narkotike ku nga peshimi rezulton se është 81 kilogramë, ndërsa dy shtetas të tjerë duke përfituar nga errësira mundën të largohen.

Personat e kapur me lëndë narkotike janë :

A. N., 24 vjeç, nga Rësheni, banues në Shëndëlli, Konispol, K.LL., 23 vjeç, nga Cakrani,Fier, si dhe M.L., 26 vjeç, nga Peshkopia.

Policia Greke ka shprehur falenderim për bashkëpunimin ku u finalizua me bllokimin e lëndës dhe arrestimin e personave.

Vazhdojnë shërbimet e përforcuara dhe me Komisariatin e Policisë Rendit Sarandë për kapjen e personave të tjerë .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Marrëveshja ALUIZNI-UK: Nga data 31 janar, shtrihet në të gjithë vendin
Të shtëna me armë zjarri, plagoset 19-vjeçari në sy të së fejuarës »
Article Logic
Execution time: 0.011242151260376
array(1) { ["section"]=> string(78) "finalizohet-operacioni-nderkombetar-i-antidroges-arrestohen-3-shqiptare-108502" }