Në kuadër të hetimeve për narkotrafikantët u finalizua operacioni “Laguna e Vilunit” ku u arrestuan 4 shtetas.
Në pranga kanë rënë, Altin RRAMOLLI banues në Tiranë, Kasëm PILURI banues në Vlorë, Andi MITA, banues në Vlorë, Andrea (Renato) Caushi, banues në Tepelenë si dhe janë shpallur në kërkim disa të tjerë.
Njoftim i Policisë:
Në kuadër të procedimit nr.245 , viti 2014, në vijim të hetimeve të nisura nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, dhe Drejtoritë e Policisë Tiranë, Gjirokastër dhe Vlorë, u finalizua Operacioni "Laguna e Vilunit".
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Gjirokastër e Vlorë u organizua puna për mbajtjen në vëzhgim të shtëpive, ambjenteve, vendeve ku dyshohej që qëndronin personat e përfshirë
Si rezultat i punës të deritanishme u arrit të arrestoheshin shtetasit:
Altin RRAMOLLI, banues në Tiranë.
Kasëm PILURI, banues në Vlorë.
Andi MITA, banues në Vlorë.
Andrea (Renato) Caushi, banues në Tepelenë.
Si dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë ku po punohet për kapjen e tyre.