Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, finalizuan operacionin antidrogë të koduar "Savra", raporton newsbomb.al.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Begaj, 32 vjeç, banues në fshatin Cerkovinë të Vlorës.
Sipas njoftimit të policisë në vendin e quajtur "Rotondua e Savrës", Lushnje, gjatë natës së mbrëmshme, nga kontrolli që i'u bë mjetit tip Volkswagen me targa AA 488 HL, që drejtohej nga shtetasi Arben Begaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 43 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo sasi lënde e dyshuar narkotike ishte e destinuar për t'u trafikuar jashtë vendit. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafik të lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 283 dhe 283/a e 22 të Kodit Penal.