Finalizohet operacioni: Sekuestrohen 102 kile drogë në Tiranë dhe 3 automjete. Në pranga trafikanti, procedohet i mituri (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:24 19-01-2017

Finalizohet operacioni “The Bridge”, vihet në pranga një shtetas, proçedohet 1 shtetas i mitur në gjëndje të lirë dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër.

Sakaq, sekuestrohet 102 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva , 3 automjete të markave të ndryshme dhe 5 aparate celular të markave të ndryshme . 

Më datë 18.01.2017 Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Xh. C., 42 vjeç, banues në Nikël.

Proçedohet në gjëndje të lirë të shtetasi B. C., 16 vjeç, banues në Nikël

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi:

-A. S., 23 vjeç, banues në Nikël, i dënuar më parë për veprën penale të “Prodhimit dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim”

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin ushtronin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, të llojit “Canabis Sativa” kryesisht në zonën e Kamzës

Rreth orës 16:00 në afërsi të Urës së Tapizës është konstatuar automjeti tip Mercedes Benz në të cilin ndodhej shtetasi B. C , si dhe automjeti Fiat Scudo në të cilin ndodheshin shtetasit Xh. C. dhe A. S., nga kontrolli i ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashte) thasë plasmasi me ngjyrë të zezë me lëndë bimore të dyshuar të llojit “Cannabis Sattiva” ku gjatë ndërhyrjes policore shtetasi A . S ka mundur të largohet dhe po punohet për kapjen e tij.

Në kuadër të këtij opercioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 102 (njeqind e dy) kilogramë e 540, (peseqind e dyzete) gramë lëndë e dyshuar cannabis sattiva.

– 5 aparate celularë të markave të ndryshme.

– 3 automje të markave të ndryshme.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike e kryer në bashkepunim” të parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 mijë lekë çojnë në pranga shoferin e Gjirokastrës (VIDEO NGA ARRESTIMI)
Çështja CEZ, habit ish-Avokatia e Shtetit në Komision: Nuk kam mbajtur asnjë dokument »
Article Logic
Execution time: 0.013406038284302
array(1) { ["section"]=> string(129) "finalizohet-operacioni-sekuestrohen-102-kile-droge-ne-tirane-dhe-3-automjete-ne-pranga-trafikanti-procedohet-i-mituri-video-66023" }