Finalizohet operacioni ‘Transportuesi’, arrestohen në flagrancë 2 të rinj (Emrat)

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 30-01-2017 Finalizohet operacioni ‘Transportuesi’, arrestohen në flagrancë 2 të rinj (Emrat)

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë 2 të rinj në kuadër të operacionit "TRANSPORTUESI" për veprën penale "Trafikim të armëve dhe municioneve" dhe "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake".

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit:

1.Ardit Bino, 21 vjeç, banues në lagjen “20 Tetori”, Lushnje.

2.Alvaro Oruci, 27 vjeç, banues në fshatin Izvor, Tepelenë.

Shtetasit e mësipërm, më datën 29.01.2017, në vendin e quajtur lokal "Çollaku" Lushnje, janë kapur në flagrancë në momentin që Arditi po i shiste Alvaros armën e zjarrit pistoletë tip TT, kundrejt shumës që do të varionte nga 50.000 deri 60.000 lekë të reja. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë tip TT dhe 2 aparate celulari.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak" dhe “Trafikim i armëve dhe municioneve”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, ja si do të variojnë temperaturat gjatë ditës së sotme
Gabitet fabrika në autostradën Vorë-Tiranë, 3 persona të armatosur lidhin rojen dhe thyejnë kasafortën »
Article Logic
Execution time: 0.013559103012085
array(1) { ["section"]=> string(82) "finalizohet-operacioni-transportuesi-arrestohen-ne-flagrance-2-te-rinj-emrat-67077" }