Financat japin lajmin e mirë: Në 2017, ulëm borxhin tatimor të firmave private me 35%. Më shumë lekë në buxhet

Publikuar tek: ekonomi, më 19:05 21-01-2018 Financat japin lajmin e mirë: Në 2017, ulëm borxhin tatimor të firmave private me 35%. Më shumë lekë në buxhet

155 mijë tatimpagues kanë përfituar gjatë vitit të kaluar nga ligji i faljes së borxhit, dhe në vlerë shifra është 55 miliardë lekë.

Të dhënat janë bërë publike nga drejtoresha e Drejtorisë së Mbledhjes me Forcë në DPT, Borjana Shaka, gjatë një bashkëbisedimi në SCAN TV për cështjen e borxheve.

Sipas saj, në mbyllje të vitit 2017 borxhi rezulton me rënie si në makro, por edhe në zëra të vecantë.

“147 miliardë ishte në fillim të 2017…nga puna e bërë, kemi 30 përqind detyrime të shtuara më pak. Në total 95.5 miliardë lekë është borxhi sot, dhe këtë do të kemi në fokus. Janë gati 11 miliardë lekë të cilat janë në procese gjyqësore” tha Shaka.

Një punë e mirë është bërë sipas saj edhe gjatë fushatës tre mujore të informalitetit.

“3.2 miliardë lekë ishte shifra e mbledhur gjatë fushatës 3 mujore të luftës kundër informalitetit. Gjatë fushatës janë kontaktuar 32 mijë tatimpagues për tu ndërgjegjësuar dhe për tu bërë pagesa për ligjin e amnistisë apo fshirjes së borxhit” tha Shaka.

Tani, në gjysmën e parë të vitit 2018, administrata tatimore është duke përgatitur plane operacionale për të kontaktuar fillimisht me gjithë ata tatimpagues që mund të përfitonin nga ligji I faljeve dhe që nuk u arrit. “Do të marrim kontakt me ta për të kuptuar se pse nuk reaguan në kohë” tha Shaka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014384984970093
array(1) { ["section"]=> string(113) "financat-japin-lajmin-e-mire-ne-2017-ulem-borxhin-tatimor-te-firmave-private-me-35-me-shume-leke-ne-buxhet-107411" }