Financial Times: Hiqen vizat për Kosovën dhe Turqinë

Publikuar tek: rajon, më 07:31 01-05-2016 Financial Times: Hiqen vizat për Kosovën dhe Turqinë

Këtë javë pritet që Komisioni Evropian të rekomandoj liberalizimin e vizave në zonën Schengen për qytetarët e Kosovës.

Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza bashkë me qytetarët e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Turqisë, shkruan Financial Times.

Kosova ka nis bisedimet për vizat me Brukselin qysh në janarin e vitit 2012 dhe mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzon këtë të drejtë.

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, të martën ka shprehur mbështetjen e plotë të ekzekutivit të Bashkimit Evropian për zbatimin pa kushte të regjimit pa viza për Gjeorgjinë derisa ky vend pret që regjimi pa va viza me BE-në të hyjë në fuqi në qershor.

Ndërkohë Komisioni Evropian tashmë ka propozuar që Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian të heqin kërkesat për viza për qytetarët gjeorgjianë brenda gjashtë muajve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndaloi flamurin e Kosovës, Eurovisioni kërkon falje
EBU nuk tërhiqet, flamuri i Kosovës nuk do lejohet në Eurovision »
Article Logic
Execution time: 0.010350942611694
array(1) { ["section"]=> string(57) "financial-times-hiqen-vizat-per-kosoven-dhe-turqine-39149" }