Financial Times: Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gabim historik

Publikuar tek: bota, më 21:22 21-10-2019 Financial Times: Vetoja e Macron për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gabim historik Presidenti francez Emmanuel Macron

"Vetoja e Emmanuel Macron kundër fillimit të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të mbahet mend si një gabim historik që dobëson Evropën dhe minon aspiratat e saj për tu bërë fuqi gjeopolitike".

Kështu e nis editorialin prestigjiozja "Financial Times" në një shkrim për procesin e hapjes së negociatave.

Sipas "FT", blloku duhet të hapë bisedime me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj të reformojë veten.

Bllokimi i hapjes së negociatave shkruan "FT" erdhi pikërisht nga një drejtues që pretendon të ilustrojë frymën evropiane të solidaritetit dhe bashkëpunimit.

Më tej FT shkruan se dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë punuar për të arritur deri në këtë pikë.

"Shqipëria u përkul përpara presionit të BE-së për të verifikuar të gjithë gjyqtarët e saj nga një Komision i pavarur, ndërsa i dha agjencisë kufitare Frontex të BE-së qasje në operacionet e policisë shqiptare. Maqedonia e Veriut ka shkuar në mënyrë të konsiderueshme më tej, madje ka ndryshuar emrin e saj për të zgjidhur një mosmarrëveshje dy-dekadëshe me Greqinë dhe të hapë një rrugë për në BE. Kryeministri Zoran Zaev, një reformator i vërtetë, tregoi guxim të madh për të pranuar këtë marrëveshje dhe investoi shumë kapital politik në të", shkruan gazeta.

Duke mbyllur derën e zgjerimit, shkruan FT, Franca lë BE-në pa një kornizë të besueshme për marrëdhëniet me fqinjësinë e saj, jo vetëm të gjithë Ballkanin Perëndimor, por vendet si Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, për të cilët anëtarësimi është ende një propozim, megjithëse i largët.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01354193687439
array(1) { ["section"]=> string(92) "financial-times-vetoja-e-macron-per-shqiperine-dhe-maqedonine-e-veriut-gabim-historik-182964" }