Finlanda konfirmon rastin e parë me koronavirus, pacientja u shërua

Publikuar tek: bota, më 18:13 29-01-2020 Finlanda konfirmon rastin e parë me koronavirus, pacientja u shërua

Një turiste kineze e cila u testua në një spital të Finlandës pas disa simptomave, rezulton të jetë prekur me virusin “Wuhan”.

Zyrtarë të spitalit qendror në Lapland thanë se turistja ishte larguar nga provinca kineze pesë ditë më parë. Qyteti Wuhan është epiqendra e epidemisë së virusit vdekjeprurrës dhe tashmë i gjithë qyteti ndodhet në karantinë.

Sipas mediave vendase, kinezja 32-vjeçare është në gjendje të mirë, kjo edhe për shkak se kishte kërkuar ndihmë mjekësore menjëherë sapo ishin shfaqur simptomat e para.

Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, si dhimbje koke, temperaturë e lartë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072009563446045
array(1) { ["section"]=> string(73) "finlanda-konfirmon-rastin-e-pare-me-koronavirus-pacientja-u-sherua-193516" }