Finlanda nominon Sanna Marin si kryeministren më të re në botë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:08 08-12-2019 Finlanda nominon Sanna Marin si kryeministren më të re në botë Kryeministrja e re e Finlandes, 34 vjeçarja Sanna Marin

Ministrja nga radhët e Social-Demokratëve në Finlandë, Sanna Marin, gjatë javës tjetër pritet që të zgjidhet kryeministre e vendit, duke u bërë udhëheqësja më e re në historinë e Finlandës.

Finlanda sapo ka emëruar kryeministren e saj më të re ndonjëherë, e cili është vetëm 34 vjeçe.

Sanna Marin e cila aktualisht është ministre e Transportit nga radhët e Social-Demokratëve, është zgjedhur të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Rinne dha dorëheqjen më herët këtë javë pasi anëtari i koalicionit të Partisë së Qendrës  tha se kishte humbur besimin tek ai pas trajtimit të tij në një grevë postare.

Tani Marin besohet të jetë udhëheqësja më e re në botë. Ajo është një vit më e re se sa Udhëheqësi Suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, 35 vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029775857925415
array(1) { ["section"]=> string(69) "finlanda-nominon-sanna-marin-si-kryeministren-me-te-re-ne-bote-188801" }