Finlanda, vendi që ka presidencën e BE mbështet Shqipërinë, por ministrja refuzon të tregojë debatet e brendshme (PRONONCIMI)

Publikuar tek: politike, më 11:21 15-10-2019 Finlanda, vendi që ka presidencën e BE mbështet Shqipërinë, por ministrja refuzon të tregojë debatet e brendshme (PRONONCIMI) Tytti Tuppurainen, ministrja e Finlandës për Çështjet Evropiane

Finlanda, si vendi që mban presidencën e radhës në BE, tha përpara takimit të Çështjeve të Përgjithshme të BE që mbahet në Luksemburg nëpërmjet ministres së Çështjeve evropiane Tytti Tuppurainen se vendi mbështet hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përpara mbajtjes së këtij takimi, një mbledhje e ambasadorëve të vendeve të BE ku pretendohet se Franca ka vënë veton, është mbajtur me diskutime të shumta, raporton newsbomb.al.

Por ministrja finlandeze Tuppurinen tha se nuk do të nxjerrë debatet e brendshme të ambasadorëve, por theksoi qëndrimin e vet.

“Ne si presidencë jemi të angazhuar të mbështesim procesin e zgjerimit të BE. Pra do të shohim se cdo të ndodhë sot me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, sepse ne kemi angazhime dhe duhet tu përgjigjemi. Ne e mbështesim plotësisht, por do të shohim se cdo të thonë edhe vendet anëtare sepse kjo kërkon një vendimmarrje të përbashkët, unanime” tha Tytti Tuppurainen, ministre e Çështjeve Evropiane të Finlandës, raporton newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.33630514144897
array(1) { ["section"]=> string(128) "finlanda-vendi-qe-ka-presidencen-e-be-mbeshtet-shqiperine-por-ministrja-refuzon-te-tregoje-debatet-e-brendshme-prononcimi-182126" }