Fino ironizon plot seriozitet Blushin: ‘’Ai është një personalitet në PS, i gjithëpushtetshëm …i papërmbajtshëm, ça flet jashtë, flet brenda…’’

Publikuar tek: politike, më 15:45 09-03-2016 Fino ironizon plot seriozitet Blushin: ‘’Ai është një personalitet në PS, i gjithëpushtetshëm …i  papërmbajtshëm, ça flet jashtë, flet brenda…’’

Bashkim Fino ironizon plot seriozitet Ben Blushin, duke thënë thjesht: ‘’Ai është i gjithëpushtetshëm në PS…i  papërmbajtshëm, ça flet jashtë, flet brenda…’’.

Dhe për Finon, gjithçka është ‘’Ok’’ brenda Partisë Socialiste. Në parti ka liri dhe gjithkush mund të flasë. Fino ironizon Blushin, por gjykon ashpër Ramën dhe propozimin e tij për referendum: ''Bie ndesh me statutin e ri në PS''.

“Kjo është deklaratë për kundërshtarët në Asamble, do mbeten të kënaqur, por ajo bie ndesh me statutin e ri, votëbesimi në Kongres. Bie ndesh me statutin e ri. Unë jam kundër idesë së Ramës për referendum. Ne miratojmë një statut që është më i gjerë nga mandati i Ramës.’’, tha Fino.

Fino ka dënuar sjelljen e disa socialistëve që përdorën dhunë në Elbasan kundër Blushit por edhe ironizoi me të.

“Unë personalisht e dënoj një sjellje të tillë. Aq më tepër që Z.Blushi është një personalitet.. Absolutisht unë e kam thënë dhe në Pogradec, nuk mund të përdoret statuti për të goditur PS.

Absolutisht nuk e di ''Lëvizjen për Demokraci në PS'', çështjen e dini shumë mirë ju që Blushi është i gjithëpushtetshëm, ça thotë brenda thotë jashtë dhe natyrisht është i papërmbajtshëm në këtë aspekt’’, përfundoi Blushi.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0088851451873779
array(1) { ["section"]=> string(139) "fino-ironizon-plot-seriozitet-blushin-ai-eshte-nje-personalitet-ne-ps-i-gjithepushtetshem-i-papermbajtshem-ca-flet-jashte-flet-brenda-34656" }