Fiori Dardha: Pata sukses në “Fiks Fare” ama humba 9 kilogramë…

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:46 15-07-2017 Fiori Dardha: Pata sukses në “Fiks Fare” ama humba 9 kilogramë…

Moderatorja e njohur, Fiori Dardha ka qenë e ftuara e radhës në emisionin “Mos i fol shoferit” të aktores së humorit, Rudina Dembacaj.

Dardha e cila është duke drejtuar emisionin “Boom” në Ora Neës ka folur gjithashtu edhe për eksperiencën e saj të parë në një program investigative si, “Fiks Fare”.

“Ishte e vështirë muajin e parë, presioni i publikut dhe i kolegëve ishte i madh. E ndjeva që do ta fitoja audicionin sepse Filipi kërkonte fiks një njeri si unë. Kam humbur 8-9 kilogramë gjatë kohës që bëja Fiks Fare pasi kisha shumë stres. Përballova presionin e kolegëve, sepse njerëzit që bëjnë televizion janë më kritikët. Nga ana tjetër televizionet e mëdhenj e kanë të vështirë të pranojnë dikë që nuk e ka është produkt i tyre, në këtë rast i TOP-it. Unë pata sukses sepse nuk u përpoqa të bëja askënd. Kam bërë veten time dhe ky ka qenë celësi i suksesit”, ka thënë Fiori.

Mes katër kolegëve “rivalë” Fiori Dardha ka vetëm njërin për zemër…

Aktualisht në televizionet shqiptare kemi tre programe investigative. “Fiks Fare” në Top Channel programi i parë i këtij lloji në Shqipëri, i cili moderohet nga Devis Muka dhe Dorian Ramaliu, “Stop” në Klan me dy moderatorët, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj si dhe “Boom” që ka si prezantuese dy vajza, Fiori Dardhën dhe Rozana Radin. Por çfarë mendimi ka Fiori për kolegët e saj?!

“Devi dhe Dori janë dy aktorë të rinj shumë të talentuar. Me drejtimin e Fiks Fare u ka ardhur një shans i paparë. Sezoni i parë nuk duhet marrë shumë për bazë, sepse ai është një lloj testi për të gjithë. Përsa i përket Sajmirit ai është një figurë e konsoliduar tashmë, por tek ai që doja të ndalesha është Genti për të cilin gëzojë një respekt të jashtazakonshëm. I shkon shumë ky format pasi ka një humor të jashtëzakonshëm. Për mua është një nga personazhet më interesant në ekranet shqiptare”, ka thënë Fiori Dardha për kolegët e saj në programin “Mos i fol shoferit”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023019075393677
array(1) { ["section"]=> string(65) "fiori-dardha-pata-sukses-ne-fiks-fare-ama-humba-9-kilograme-86260" }