Fiorin Durmishaj e zë 'mallkimi' shqiptar, ja gafa që bën me Panionios (VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 08:24 31-03-2019 Fiorin Durmishaj e zë 'mallkimi' shqiptar, ja gafa që bën me Panionios (VIDEO)

Refuzimi i kombëtares shqiptare duket se është kthyer në një bumerang për sulmuesin Fiorin Durmishaj.

 

22 vjeçari i lindur në Vlorë, por që pranoi për të përfaqësuar kombëtaren e Greqisë në arenën ndërkombëtare ishte protagonist negativ në humbjen 1-0 të skuadrës së tij, Panionios në transfertën e Lamias. 

Kur po kronometrohej minuta e 40 e takimit dhe rezultati ishte “gdhendur” në 1-0 për Lamian, Durmishaj fitoi një penallti të dyshimtë. 

Ekzekutimin e  mori përsipër vetë, por goditja qëndrore e tij gjeti përgjigjen e portierit kundërshtarë, i cili bëri heroin përballë sulmuesit më të ri grek. Epo kur të zë mallkimi shqiptar, hapi derën! 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0066020488739014
array(1) { ["section"]=> string(80) "fiorin-durmishaj-e-ze-mallkimi-shqiptar-ja-gafa-qe-ben-me-panionios-video-158578" }