Firma Gjermane: Si është “korruptuar" porti i Durrësit dhe telefonata e ambasadorit me Edi Ramën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:11 20-06-2015 Firma Gjermane: Si është “korruptuar Kryeministri Edi Rama dhe kancelarja gjermane Angela Merkel

Një gazetë gjermane Handelsblatt thotë se muajin tjetër Shqipërinë do ta vizitojë kancelarja gjermane Angela Merkel, përpara se Bashkimi Evropian të japë viston përfundimtare që Shqipëria të hyjë ose jo në Evropë.

Redaktori i kësaj gazette Ozan Demircan në fakt publikon artikullin me titull “Pa rryshfet nuk ke leje” duke marrë rastin e një kompanie gjermane logjistike që nuk pranoi të paguante rryshfet dhe e pësoi.

Kompaninë sipas artikullit, nuk e ndihmoi dot as ndërhyrja e ambasadorit gjerman, ndërkohë që ndoshta e ndihmon fakti se muajin e ardhshëm Shqipërinë do ta vizitojë kancelarja gjermane.

Në artikull flitet për skenat në portin e Durrësit. Punëtorëve të ndërmarrjes gjermane të logjistikës EMS-Fehn filmojnë skenën kur punishtja e tyre e mineralit, uzurpohet.

Firma konkurrente e grupit EMS Fehn tashmë po operon në kushte të pabarabarta, thuhet në artikull. Drejtori i firmës Manfred Muller, skandalizohet.  Ai supozon: Për shkak se firma e tij nuk dëshiron të paguaj më ryshfet, turren autoritetet e portit dhe konkurrentët në sheshin e tij kryesor të punës.

gazeta1

EMS-Fehn është një shërbyes special transporti, cili bart mallëra të rëndë a të ndishëm me kamion, aeroplan dhe anije nga pika A në B. Së fundmi, për shembull, ai ka transportuar transormatorë të një centrali nga Gjermania në Turqi. Për shkak se malli në kësi rastesh shpesh duhet të bartet nga anija në kamionë, firma mori me qira tre sheshe në terminalin lindor të portit të Durrësit.

Por, prej disa muajsh autoritetet shtetërore janë duke i penguar punëtorët e saj në mënyrë sistematike, rrëfen Müller: Kështu drejtori i autoritetit të portit ka caktuar disa herë ndalim paketimi dhe ngarkimi. Javën e kaluar autoriteti e kishte ndërprerë shkarkimin e vagonëve të hekurit në terminalin e firmës logjistikës. Ndërsa të mërkurën sheshit të EMS-Fehn-it iu sulën punëtorët e konkurrentëve. Njëkohësisht drejtori i autoritetit të portit u kishte prezentuar një urdhëresë me shkrim, ku kërkonte ndalimin e menjëhershëm të të gjitha aktiviteteve. «Ne e thirrëm policinë për t’i larguar të gjithë personat e pautorizuar nga sheshi», thotë Müller. Policia ishte mjaftuar me përgjigjigjen se nuk është kompetente për këtë.

«Ne nuk kemi bërë asgjë të gabuar», thotë i sigurtë Müller, «përveç se kemi refuzuar të paguajmë ryshfet». Korrupsioni në vendet e Ballkanit është përditshmëri.

Kryeministri Edi Rama, i zgjedhur në fund të 2013-tës, në fushatën zgjedhore kishte paralajmëruar se do ta luftonte me vendosmëri korrupsionin. «Për mendimin tim, korrupsioni është rezultat i një sistemi të prishur», të cilin – kishte thënë ai atëherë – se do ta luftonte edhe për shkak të një aplikimi eventual të vendit për anëtar të ardhshëm të BE-së.

«Pushtimi i sheshit deri tani është kulminacioni i një fushate disamujore të autoriteteve shtetërore të portit», mendon drejtori i EMS-it, Müller. Kështu ai vuri në funksion ultima ratio-n: Müller e thirri ambasadorin gjerman. Ai u desh të fliste me kryeministrin Rama, i cili urdhëroi tërheqjen e pushtuesve.

Gjermanët kishin një as në mëngë, i cili ua hapi sytë politikanëve: Muajin e ardhshëm për vizitë në Shqipëri vjen kancelarja gjermane Merkel, ajo dëshiron të njihet me vendin, përpara se UE-ja të vendosë për një pranim eventual të Shqipërisë. Pushtimi i shesheve të portit të ndërmarrjeve gjermane përbën një argument të keq politik. Prandaj Müller shpreson që pushtuesit do të shporren së shpejti. Të premten në mëngjes, njerëzit e tij megjithatë ende nuk kanë mundur të ngarkojnë ndonjë porosi të tyre”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet pakoja pranë portës në shtëpinë në Shijak, dyshime për eksploziv
"SMS lypëse" në telefonin e Fugës, profesori tashmë heziton për votën »
Article Logic
Execution time: 0.013774871826172
array(1) { ["section"]=> string(99) "firma-gjermane-si-eshte-korruptuar-porti-i-durresit-dhe-telefonata-e-ambasadorit-me-edi-ramen-14086" }