Firmat europiane zhvillojnë bizneset e tyre në Afrikën e Veriut

Publikuar tek: ekonomi, më 09:18 03-07-2016 Firmat europiane zhvillojnë bizneset e tyre në Afrikën  e Veriut

Firmat europiane  kanë zbuluar një vend investimi, me kosto më të ulët dhe më me shumë produktivitet. Kryesisht Maroku ka qenë qendra e zhvillimeve të bizneseve europiane.

 Renault, një prodhues i makinave franceze, është duke lulëzuar: nga 2.8 milionë makinash që ka prodhuar në nivel global vitin e kaluar, 10% marshuan nga fabrikat saj tërë shkëlqim në Tangier dhe Casablanca.

Renault shpreson që jo shumë vonë të prodhojë 400,000 makina në vit, shkruan The Economist. Qeveria ofroi tokën, rrugë të shkëlqyera dhe furnizimin me energji elektrike, avantazhe me taksat dhe një linjë të dedikuar hekurudhore për të transportuar automjetet në një port të madh në Tangier. Përpjekjet zyrtare për shmangie të burokracive dhe bërjen më të lehtë për firmat e huaja për të vepruar, dhe një dëshirë për nënshkrimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë, ndihmojnë për të shpjeguar se pse Investimet e Huaja Direkte janë në rritje, edhe pse për vendet fqinje ato janë në tkurrje.

Krahu i punës është një tjetër shtysë drejt Marokut. Por Maroku, gjithashtu, ka shpenzuar kryesisht në infrastrukturë për të gjitha bizneset. Rrjeti i tij i ri rrugor, hekurudhat, aeroportet dhe portet janë moderne dhe të mirëmbajtur. Është afër bazave qendrore të shumë prej firmave europiane që kanë investuar aty. Por mbi të gjitha, ndryshe nga Algjeria, Tunizia dhe Egjipti, të cilat në shkallë të ndryshme mund të përputhen me këto avantazhe të tjera, ajo ofron stabilitet politik. Mbreti, Mohammed VI, ka përkrahur një plan për të industrializuar shpejt dhe për të krijuar vende pune për marokenët e rinj. “Ne jemi duke u përpjekur për të realizuar në dhjetë vjet, atë që Britania apo Franca deshën 80 vjet për ta bërë”, thotë një biznesmen maroken i cili punon me Safran, një grup industrial francez.

 Katër vjet më parë, Renault investoi 1.6 miliardë euro në fabrikën e saj kryesore të makinave, më e madhja në Afrikë, që tani punëson rreth 10,000 vendas. Firma është një nga kompanitë më të mëdha në Marok. Ajo prodhon automjete të tilla si Lodgy, një ‘monovolume’ me çmim ekonomik që shitet në Europë. Rritja e shpejtë e bërë e mundur pjesërisht sepse mbreti e urdhëroi (dekretet e tij i bëjnë nëpunësit civilë, që zakonisht janë të përgjumur, që të kërcejnë) – si për shembull, në dhënien e subvencioneve bujare për trajnim. Firma të tjera janë duke u joshur nga bujaria marokene. PSA Peugeot Citrown do të hapë një fabrikë montimi në Kenitra, në bregun e Atlantikut, në 2019, dhe ka në plan për të prodhuar 200,000 makina në vit.

Shitjet e brendshme përbëjnë një pjesë modeste të prodhimit. Marc Nassif, menaxher i përgjithshëm për Renault në Marok, thotë se banorët kanë blerë 125.000 makina vitin e kaluar, rreth dy të pestat e tyre nga firma e tij. Më të rëndësishme janë eksportet e makinave, të cilat bënë që Maroku të fitonte një shumë të majme prej 4,8 miliardë euro vitin e kaluar, duke i bërë ata firmën më të madhe të eksportit të vendit. Ky nuk është një rekord për një vend që, deri kohët e fundit, është mbështetur kryesisht në tekstile dhe turistët për prurje monetare.

Zhvendosja e prodhimit në vende me kosto të ulët është një strategji e vjetër për prodhuesit e makinave europiane. Renault ka “fabrika të mëdha” në shtete si Sllovenia, Rumania, Turqia dhe Rusia, po ashtu edhe në Spanjë, thotë zoti Nassif. Me rritjen e pagave atje, Afrika e Veriut bëhet më joshëse duke qenë se është më e lirë. Sipas një llogaritjeje, shpenzimet mujore të punës për punëtorët e Renault në Rumani dhe Turqi janë rreth 950 €, krahasuar me 350 € në Marok.

Faktorë të tjerë ndihmojnë për të shpjeguar zgjerimin e Renault. Prodhuesit e makinave mbështeten në shitjet në tregje të reja. Konsumatorët afrikanë janë një bast afatgjatë. Për të bërë automjete që do të jenë tërheqëse për klientët e tyre, prodhuesit e makinave parapëlqejnë të mbajnë prodhimin e makinave afër në mënyrë që t’i modifikojnë e të kënaqin shijet lokale. “Pika kryesore duhet prodhuar, në vendin ku do shiten”, thotë zoti Nassif.

Vendasit me kosto të lirë dhe të mirëtrajnuar dhe bujaria zyrtare është shpjegimi i një bumi edhe në një industri tjetër, atë të aeronautikës dhe hapësirës ajrore. Rritja e saj u orientua gjithashtu nga mbreti i Marokut pak më tepër se një dekadë më parë. Tani rreth 100 firma, përfshirë këtu Bombardier, Safran, UTC, Hexcel dhe Eaton, punësojnë 11,500 persona, kryesisht në një zonë pa taksa (tax-free) afër aeroportit të Casablanca-s. Një veteran i industrisë thotë se qëllimi është që të dyfishojë këtë fuqi punëtore, të paktën, deri në fund të kësaj dekade.

Hamid Benbrahim el-Andaloussi, i cili drejton trupin e tregtisë e industrisë, thotë se një rrogë fillestare mujore në aerohapësirë është e barabartë me 400 $ ose më pak, e cila arrin në 800 $ për menaxherët e mesëm. Instalimet elektrike kërkohen të jenë më shumë profesionale sesa montimet e prodhimit në masë, kështu që punëtorët me cilësi të lartë janë shumë të rëndësishëm gjithashtu. Qeveria e Marokut financon një strukturë të drejtuar nga firma të ngjashme me ato të industrisë se makinave për të trajnuar rreth 800 punëtorë çdo vit. Ajo është duke u zgjeruar.

Industri të tilla janë duke riformuar ekonominë e Marokut. Por, linjat e montimit nuk sjellin përfitimet më të mëdha të punës me vlerë më të lartë, sesa kërkimet dhe projektimet, dhe nuk krijojnë një sistem të gjerë të furnizuesve lokalë. Z. Nassif shpreson që firmat lokale në fund do të furnizojnë dy të tretat e materialeve për fabrikën e Renault në Tangier, edhe pse ai nuk e thotë datën se kur kjo do të jetë e mundur që kjo të realizohet. Krijimi i një zinxhiri furnizimesh është i vështirë në industrinë aerohapësinore, thotë një menaxher në Matis, një ndërmarrje e përbashkët midis Safran dhe Boeing për instalime elektrike në avion. Furnizuesit priten të ndajnë në kostot e investimeve dhe rreziqet e zhvillimit të komponentëve të reja.

Detyra e ardhshme është të arrihet që firma të vogla lokale të ngrihen e të lulëzojnë, por kjo mund të jetë edhe më e vështirë sesa të tërheqësh investime nga kompani të mëdha të huaja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037852048873901
array(1) { ["section"]=> string(69) "firmat-europiane-zhvillojne-bizneset-e-tyre-ne-afriken-e-veriut-45368" }