Firmat private dëmtojnë kabllot e OSHEE, kompania apel për respektim të kushteve teknike gjatë punimeve

Publikuar tek: aktualitet, më 16:29 28-04-2017 Firmat private dëmtojnë kabllot e OSHEE, kompania apel për respektim të kushteve teknike gjatë punimeve

Ditën e sotme në disa zona të Tiranës nuk ka pasur drita për disa orë rrjesht dhe kjo ka ardhur si pasojë e dëmtimit të kabllove të OSHEE nga firmat private.

OSHEE është dëmtuar sot në dy raste nga kompani private të kontraktuara për punë publike (Bulevardi i Ri dhe Ujësjellës Kanalizime).

Konkretisht, është dëmtuar fidri A8, duke lënë pjeserisht pa energji elektrike një pjesë të zones së Paskuqanit, Kamzës, etj.
Fidri tjetër i dëmtuar është F5, për pasojë, kanë mbetur pa energji një pjesë e krahut të djathtë të autostradës (ne drejtim te Durresit), nga mbikalimi deri te QTU.

Aktualisht, brigadat e OSHEE janë duke punuar për riparimin e defekteve, në dy pjesët e dëmtuara.
Kompania përsërit apelin ndaj firmave private për më shumë kujdes në respektimin e kushteve teknike të operimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 23 firmat për Metën President, ja verdikti i Monika Kryemadhit
Vlorë, gjendet një tjetër kafkë njeriu në Kaninë »
Article Logic
Execution time: 0.010701179504395
array(1) { ["section"]=> string(108) "firmat-private-demtojne-kabllot-e-oshee-kompania-apel-per-respektim-te-kushteve-teknike-gjate-punimeve-76774" }