Firmat private godasin sërish OSHEE-në në Tiranë dhe Shkodër, ndërpritet energjia në disa zona

Publikuar tek: ekonomi, më 17:35 21-12-2016 Firmat private godasin sërish OSHEE-në në Tiranë dhe Shkodër, ndërpritet energjia në disa zona

Rrjeti elektrik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është goditur sot në dy raste, duke sjellë pasojë të rënda në pjesët e aseteve (fidra dhe transformatorë) dhe mungesë të energjisë elektrike.

Rasti i parë është shënuar në Shkodër, rreth mesditës, ku firma private “Karl Gega” dëmtoi dy fidrat e tensionit të mesëm 20 kV, 14 dhe 17, duke sjellë më pas djegien e tre transformatorëve. Ky dëmtim nga firma private shkaktoi ndërprerjen e energjisë në qendër të qytetit Shkodër, konkretisht në lagjet “Manush Alimani”, “Parruc”, “Shirok Zogaj” dhe “Ndoc Mazi”.Shkodra2.JPG

Rasti është denoncuar direkt në polici, e cila po kryen veprimet hetimore ndaj dëmit të shkaktuar, ndërsa OSHEE Shkodër po merr masat për zëvendësimin e transformatorëve të djegur dhe lidhjen e dy fidrave të dëmtuar. Energjia është shkëputur rreth mesditës së sotme dhe pritet të rikthehet rreth orës 16.30.Shkodra.JPG

Rasti i dytë u shënua sërish në Tiranë, ku firma private “Kronos” dëmtoi kabullin e tensionit të mesëm, pjesë e fiderit 329 të n/St Selitë. Pas plotësimit të procesverbalit, OSHEE mori masa të menjëhershme, duke rikthyer energjinë elektrike brenda 15 minutash falë lidhjes unazore me fiderin C7 të N/st Traktora, duke sjellë normalizim të situatës për zonat: pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”, “Rruga e Kavajës”, “Nikolla Lena”, “Adem Kruja”, “Besim Imami”, “Myslym Shyri” dhe pranë shkollës “Vasil Shanto”.Tirana.JPG

Sakaq, sot nga rënia e zjarrit në katin e 10-të të një pallati tek Instituti i Higjienës, detyroi OSHEE-në të stakonte për pak minuta (masë sigurie) energjinë elektrike për zonat përreth vendngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022037029266357
array(1) { ["section"]=> string(99) "firmat-private-godasin-serish-oshee-ne-ne-tirane-dhe-shkoder-nderpritet-energjia-ne-disa-zona-63340" }