Firmat private penalizojnë sërish banorët e Tiranës, lënë pa drita 3 zona të populluara

Publikuar tek: ekonomi, më 12:01 10-07-2017 Firmat private penalizojnë sërish banorët e Tiranës, lënë pa drita 3 zona të populluara

Kanë mbetur pa energji elektrike sërish tre zona të populluara të Tiranës dhe shkak është bërë një defekt i shkaktuar nga punimet e një firme private.

Lajmin e ka bërë të ditur OSHEE, e cila sqaron aktualisht prej mëngjesit kanë mbetur pa drita Zall-Mneri, Frutikultura dhe një pjesë e Kamzës.

NJOFTIMI I OSHEE

Për shkak të një defekti, i shkaktuar nga një firmë private e kontraktuar nga bashkia Kamëz, që punonte për zgjerimin dhe shtrimin e rrugëve në zonën e Frutikulturës në Kamës, mëngjesin e sotëm është dëmtuar një kabëll 20 kV duke lënë pa energji abonentët që banojnë në këtë zonë.

Pa energji konkretisht kanë mbetur: Zall-Mneri, Frutikultura dhe një pjesë e mirë e Kamzës.
Brigadat e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin sa më shpejt të defektit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019851207733154
array(1) { ["section"]=> string(92) "firmat-private-penalizojne-serish-banoret-e-tiranes-lene-pa-drita-3-zona-te-populluara-85622" }