Ministri i Financave Shkëlqim Cani nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit e BERZH për grantin e 18 milionë eurove për ndërtimin e By Pass-it të Vlorës.
Me këtë do të shmanget ndotja në qytet , do të shtohet shpejtësia e lëvizjes do të lidhet rruga Levan-Vlorë me pjesën tjetër , do të shtohet mundësia për një trafik të kontrrolluar si dhe do të rritet potenciali për turizmin”, - citoi ministri Cani.
Në ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Transportit, Edmond Haxinasto i cili, premtoi se brenda muajit mars do të nënshkruhet edhe kontrata për fillimin e punimeve.
By-pass-i i Vlorës lidh autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë, pjesa jugore e Vlorës. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë.
Projekti do të zbatohet nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe parashikohet të përfundojë në muajin mars 2017.