Firmosi ekstradimin e Nezar Seitaj, vjen reagimi i ministres së Drejtësisë: Kush jam unë që të vë në dyshim autoritetin e...

Publikuar tek: politike, më 23:38 31-01-2018 Firmosi ekstradimin e Nezar Seitaj, vjen reagimi i ministres së Drejtësisë: Kush jam unë që të vë në dyshim autoritetin e...

Pak ditë më parë Nezar Seitaj, i njohur ndryshe edhe si financieri i bandës së Habilajve, u ekstradua drejt Italisë. 

Opozita e ka cilësuar këtë si një lëvizje të qëllimshme për mbylljen e dosjes së Saimir Tahirit, pasi sipas tyre Seitaj është një dëshmitar kyç i çështjes.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Opinion”, së bashku me deputetin e PD-së Enkeled Alibeaj, i cili ditën e sotme bëri publik procesverbalin e policisë.

Procesverbai faktonte se Seiti u arrestua në 19 tetor pas operacionit në Babicë të Vlorës dhe jo më 20 tetor siç ka deklaruar ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj për llogari të Italisë.  

Ministrja e Drejtësisë sqaroi rolin e Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me këtë çështje duke u shprehur se vendimi për ekstradimin është marrë nga Gjykata e Tiranës, e cila thotë se nuk ka asnjë kriter ndalues.

Sipas Gjonaj, detyra e vetme e Ministrisë së Drejtësisë është që të zbatojë vendimin e gjykatës për ektradim. “Kush jam unë që të vë në dyshim autoritetin e Prokurorisë së Përgjithshme, aktet që më sjell Prokuroria? Ku një ndër to është ai që Nezar Seitaj nuk po procedohet penalisht”?-është shprehur ministrja e Drejtësisë.

Më shumë nga reagimi i ministres Gjonaj në “Opinion”:

Është marrë një vendim nga Gjykata e Tiranës, e cila e thotë shprehimisht se nuk ka asnjë kriter ndalues që ky person të ekstradohet, nuk ka asnjë kriter, dhe atje ku ka ikur mund të diskriminohet.

Ky vendim u la derisa u mor si formë e prerë. Ministria e Drejtësisë ka pasur afat 30 ditor për të bërë ekstradimin.

Detyrat e vetme të Ministrisë së Drejtësisë janë të zbatojë vendimet e Gjykatës për ektredimin, dhe nuk mund të bëjë veprime për kritere ndaluese, kush jam unë që të vë në dyshim autoritetin e Prokurisë së Përgjithshme, aktet që më sjell Prokuroria? Ku një ndër to është që ai nuk po procedohet penalisht?

Le ta hetojë Prokuroria e Durrësit, të gjithë ata që kanë qënë aktorë, kanë përgjegjësi.

Në momentin që ka një kriter ndalues, dhe vetëm atëherë mund të bëjmë një ekstradim të përkohshëm. Ne si Ministri do të kishim zgjedhur në mënyrë tjetër ekstradimin. Ku shkoi Nazar Seiti? Me pushime? Shkoi në prokurorinë e Katanjës që ka filluar një procedim penal,që në vitin 2013 deri në 2017.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098209381103516
array(1) { ["section"]=> string(126) "firmosi-ekstradimin-e-nezar-seitaj-vjen-reagimi-i-ministres-se-drejtesise-kush-jam-une-qe-te-ve-ne-dyshim-autoritetin-e-108662" }