Firmosin 7 deputetët, PD dhe LSI bëhen bashkë: Masë disiplinore ndaj ministrit-deputet të Ramës

Publikuar tek: politike, më 13:29 17-10-2017 Firmosin 7 deputetët, PD dhe LSI bëhen bashkë: Masë disiplinore ndaj ministrit-deputet të Ramës

Mbledhja e Komisionit të Integrimit ka degjenuar sot në fyerje dhe përplasje midis ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe demokratit Genc Pollo dhe ky debat ka shkaktuar largimin e ministrit nga salla.

Pas këtij diskutimi të ashpër 7 anëtarët e komisionit nga PD dhe LSI kanë mbledhur firmat që të merret masë disiplinore ndaj ministrit Bushati pasi sipas tyre ky i fundit e ka ofenduar rëndë Pollon dhe ka përgojuar deputetë të tjerë të opozitës.

Lista e anëtarëve:

Kejdi Mehmetaj

Aldo Bumçi

Grida Duma

Vangjel Dule

Jorida Tabaku

Viktor Tushaj

Genc Pollo

E gjitha ka nisur kur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka lëshuar një “batutë” ndaj Pollos:

“I duket vetja sikur do vijë ndonjë nga regjisorët e hollivudit për të realizuar ndonjë film për krimin në Shqipëri” ka thënë ministri i jahstëm por me ç’duket ka ndeshur në reagimin e  fortë të demokratit.

“Nuk të lejoj të më fyesh, jam këtu si ministër. Respekto etikën kur nuk të pëlqejnë përgjigjet e mia”, i është drejtuar Bushati Pollos i cili nga ana tjetër ka deklaruar se ishte pikërisht ministri ai që provokoi sjellje rrugaçi.

PJESË NGA DEBATI:

Bushati: Kërko ndjesë për ndotjen

Pollo: Mbylle mikrofonin, mbylle mikrofonin

Bushati: Jo nuk e mbyll pa kërkuar ndjesë

Pollo: Ti provokove i pari me sjellje prej rrugaçi

Bushati: Unë nuk kam fyer askënd, Saliun e kuq nuk e bën dot me mua. Këtë po të them, fjalor rrugac, vagabond, s’e toleroj dot, nuk e duroj dot. Kjo i shkon vetëm Saliut (largohet nga komisioni)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022816896438599
array(1) { ["section"]=> string(99) "firmosin-7-deputetet-pd-dhe-lsi-behen-bashke-mase-disiplinore-ndaj-ministrit-deputet-te-rames-96193" }