Fishat e diabetit falas, Manastirliu: Përfitojnë 1500 fëmijë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:15 16-01-2018 Fishat e diabetit falas, Manastirliu: Përfitojnë 1500 fëmijë

Nisi sot rimbursimi i fishave të diabetit për fëmijët diabetikë, pas vendimit të Qeverisë për ofrimin falas të fishave për fëmijët 0-18 vjeç.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu pa nga afër procedurën e marrjes së fishave falas në farmacinë e rimbursimit të QSUT-së.

“Si Damiana, të gjithë fëmijët diabetikë përfitojnë tashmë falas fishat e diabetit, duke i kursyer buxheteve familjare 1.2 milion lekë të vjetra në vit. Do të rimbursohen falas 4 fisha në ditë por kemi menduar për procedurë sa më lehtësuese për marrjen e tyre, në mënyrë që pacientët mos të vijnë të gjithë në Tiranë, por të kenë mundësi ti marrin pranë vendbanimeve të tyre”, tha Ministrja Manastirliu.

Pacientët nuk do të kenë të nevojshme marrjen e fishave çdo muaj apo çdo dy muaj sikurse ndodh me barnat e rimbursueshme, por do ti tërheqin deri në 6 muaj sasinë e plotë, pas rekomandimit nga mjeku I familjes, pranë farmacive të spitaleve rajonale dhe dy spitaleve bashkiake, pranë vendbanimeve të tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Lekët ose të vrava', zbardhen detajet e reja të grabitjes së bankës te Hipoteka
Vettingu, hidhet shorti dhe nis rivlerësimi për 36 gjyqtarë dhe prokurorë »
Article Logic
Execution time: 0.011129140853882
array(1) { ["section"]=> string(65) "fishat-e-diabetit-falas-manastirliu-perfitojne-1500-femije-106751" }