Fisi i izoluar në Indi më primitivi në botë, i rrezikshëm për t’u vizituar pasi janë të dhunshëm

Publikuar tek: bota, më 15:19 22-04-2015 Fisi i izoluar në Indi më primitivi në botë, i rrezikshëm për t’u vizituar pasi janë të dhunshëm

Një fis i izoluar po jeton në ishullin verior Sentinel në Oqeanin Indian. Njerëzit e këtij fisi janë të dhunshëm dhe armiqësorë për shkak të izolimit të tyre nga bota. Ata kanë mohuar që të jenë pjesë e shoqërisë moderne dhe të kenë kontakt me botën e jashtme.

Këto banorë njihen për hedhjen e shigjetave me zjarr apo gurët ndaj avionëve që fluturojnë ulët për shkak të misioneve të tyre të zbulimit. Fisi është fotografuarapo regjistruar nëpër video shumë rrallë pasi është e rrezikshme që të vizitohet ishulli. Qeveria e Indisë ka bërë përpjekje që të krijojë kontakte me banorët e ishullit dhe ka lënë një distancë prej tre miljesh bosh larg zonës së tyre të banimit. Ky mund të jetë fisi më primitv në botë dhe qeveria indiane ka vendosur që të mos ndërhyjë në punët e tyre.

Peshkatarët qëndrojnë larg kësaj zone pasi në vitin 2006 banorët e Sentinel kanë vrarë dy peshkatarë.

Fisi që jeton në ishullin Sentinel mbetet një mister por mendohet se ata e popullojnë këtë ishull prej 60,000 vitesh./Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027220964431763
array(1) { ["section"]=> string(100) "fisi-i-izoluar-ne-indi-me-primitivi-ne-bote-i-rrezikshem-per-t-u-vizituar-pasi-jane-te-dhunshem-9434" }