'Fiskalizimi', Haxhi: Kërkoj serverin e mesëm nga vetë kompanitë! KUNDËRSHTON Ahmetaj: Sistemin nuk mund ta marrë privati

Publikuar tek: aktualitet, më 11:46 12-12-2019 'Fiskalizimi', Haxhi: Kërkoj serverin e mesëm nga vetë kompanitë! KUNDËRSHTON Ahmetaj: Sistemin nuk mund ta marrë privati Arben Ahmetaj

Po mbahet në këto momente në Komisionin e Ekonomisë, mbledhja mbi procesin e fiskalizimit e cila është shoqëruar me polemika dhe këndvështrime të kundërta.

Zv. ministri i Financave, Elton Haxhi kërkoi që të merret parasysh serveri i mesëm i propozur nga kompanitë private të fiskalizimit.

'Duhet serveri i mesëm i propozuar nga vetë komanitë e fiskalizimit, ndryshe ne rritim taskat e qytetarëve', tha Haxhi.

Ky propozim është kundërshtuar nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe deputetja socialiste Blerina Gjylameti, sipas të cilëve sistemi nuk mund të lihet në duart e privatit, sese cënohet siguria e të dhënave.

'Ky sistem nuk mund të mbetet në duart e privatit. Kam respekt për ty dhe profesionalizmin tënd, por me këtë që po më  thua, nëse do të ketë problem në një moment, përgjegjësia është e Ministrisë. Duhet menaxhuar nga shteti, privati çfarë nuk mund të bëjë me të dhënat. Na thonu ju si e keni menduar, në një tjetër mbledhje pa kamera dhe me dyer të mbyllura. Ju po liberalizoni ndër-taksimin. Ajo që ne kërkuam është që të kishtë një server të menaxhuar nga ju dhe të financuar nga kompanitë e kasave. Nëse kjo nuk është zgjidhje, atëherë na tregoni si do të tuhet siguria e të dhënave, jemi shumë të shqetësuar', shpjegoi Ahmetaj.

Në një zë me kryetarin e Komisionit është shprehur edhe Gjylameti:

'Nuk është në përgjegjësinë tuaj. Ato që do menaxhojnë të dhënat janë kompani të tjera. Nga depatet më të më dha që ne kemi patur, është sensitiviteti i të dhënave të komapnive. Do ia lëmë të dhënat kompanive private dhe t'ia heqim institucioneve shtetërore që ka përgjegjësinë e plotë. Ligjin po e bëjmë ne, nuk e ka biznesi këtë', shtoi ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërmeti ‘Pisa’ që rrëzoi propagandën në arsim! Asnjë reagim nga Rama e Shahini për renditjen katastrofike të nxënësve shqiptarë
Humbi gruan, vajzën dhe mbesën nën rrënoja/ Përlotet babai i Diena Meçaj: Të kisha ikur edhe unë, tani e vetmja gjë që dua nga Rama… »
Article Logic
Execution time: 0.012810945510864
array(1) { ["section"]=> string(122) "fiskalizimi-haxhi-kerkoj-serverin-e-mesem-nga-vete-kompanite-kundershton-ahmetaj-sistemin-nuk-mund-ta-marre-privati-189179" }