Fitoi gjyqin me Vokshin, Veliaj: Sot ka më shumë shpifës të certifikuar se deputetë, paratë shkojnë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti

Publikuar tek: politike, më 15:22 10-10-2019 Fitoi gjyqin me Vokshin, Veliaj: Sot ka më shumë shpifës të certifikuar se deputetë, paratë shkojnë për shkollat e dëmtuara nga tërmeti Albana Vokshi - Erion Veliaj

Pas vendimit të Gjykatës që dënoi për shpifje ish-deputeten demokrate Albana Vokshi, ka reaguar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një postimi në “Tëitter”, ai thotë se ka vendosur që vlerën e gjobës ta dhurojë për kompjutera për shkollat e dëmtuara nga tërmeti në Vaqarr.

“Lindi si parti e ndryshimit demokratik dhe ka sot me shume shpifes te certifikuar sesa deputete! Kam vendosur ta dhuroj vleren e gjobes si kompjutera per shkollat e demtuara nga termeti ne Vaqarr. #FondiSolidaritetit #MosShpifMosUrreMosHelmo”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në “Tëitter”.

Ditën e sotme Gjykata e Rrethit Tiranë ka dënuar ish-deputeten e PD-së për akuzën e shpifjes ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai e kishte paditur Vokshin për shpifje, lidhur me disa deklarata që kjo e fundit kishte bërë nga selia e PD ku e akuzonte se po mblidhte të dhënat e prindërve për fushatë në çerdhe dhe kopshte.

Sipas verdiktit të Gjykatës, Vokshi detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, para të cilat do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”, i cili është krijuar për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10068106651306
array(1) { ["section"]=> string(139) "fitoi-gjyqin-me-vokshin-veliaj-sot-ka-me-shume-shpifes-te-certifikuar-se-deputete-parate-shkojne-per-shkollat-e-demtuara-nga-termeti-181518" }