Fitoi lirinë me kusht, vrasësi shqiptar u arratiset autoriteteve britanike, pritej të ekstradohej në Shqipëri (EMRI-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 28-04-2019 Fitoi lirinë me kusht, vrasësi shqiptar u arratiset autoriteteve britanike, pritej të ekstradohej në Shqipëri (EMRI-DETAJE)

Shqiptari Hektor Mahmutaj, 43-vjeç, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka shfrytëzuar lirinë me kusht dhe është zhdukur në Britani.

43 vjeçari, i cili është futur vite më parë Mbretërinë e Bashkuar i fshehur në një kamion, kërkohet në Shqipërinë, pasi u dënua me 25 vite për vrasjen e një fermeri në Fier, Gentjan Jahaj, në korrik të vitit 1997

Në tetor të vitit të kaluar gjyqtari Tan Ikram vendosi në gjykatën e magjistratëve në Westminster se Mahmutaj duhet të ekstradohet në Shqipëri.

Megjithatë, pavarësisht se Mahmutaj kishte një varg dënimesh në Britani, duke përfshirë posedimin e armëve të zjarrit, ai e liroi atë me kusht.

Rasti i ishte referuar sekretarit të brendshëm Sajid Javid për një vendim përfundimtar sepse Mahmutaj është një shtetas jo-BE.

Javid mbështeti vendimin në fund të vitit të kaluar, duke hapur rrugën për ekstradimin.

Që nga ajo kohë Mahmutaj nuk është shfaqur dhe ka shkelur kushtet e lirimit me kusht. Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet.

Mahmutaj është dënuar për vrasje, por e mohon akuzën. Pritet që ai të përballet me një rigjykim, sepse gjyqi i tij fillestar u mbajt në mungesë të tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025447845458984
array(1) { ["section"]=> string(126) "fitoi-lirine-me-kusht-vrasesi-shqiptar-u-arratiset-autoriteteve-britanike-pritej-te-ekstradohej-ne-shqiperi-emri-detaje-162153" }