Fitojnë çmimin “Pulitzer” dy gazetat amerikane, investiguan Putin dhe Trump

Publikuar tek: bota, më 12:27 11-04-2017 Fitojnë çmimin “Pulitzer” dy gazetat amerikane, investiguan Putin dhe Trump

Çmimet Pulitzer që u  u ndanë të hënën nderuan gazetën amerikane “Washington Post” për raportimin e vështirë të fushatës presidenciale Donald Trump dhe të përditshmen “The New York Times” për zbulimin e pushtetit të fshehtë Vladimir Putinit, duke vlerësuar gjetjet e tyre mbi 2 liderët e fuqishëm pavarësisht klimës armiqësore në media.

NYT-së gjatë raporteve të tyre kanë zbuluar se Putin po përpiqet që të ndikojë në çështjet botërore për projektimin e forcës ruse, duke përdorur teknika si vrasjet apo  keqtrajtimi si dhe paraqitja e dëshmive inkriminuese për kundërshtarët”, thotë arsyetimi i jurisë së Çmimit Pulitzer.

E përditshmja, New YorK Times ka fituar në total tre çmime për 2016-ën, më shumë se çdo e përditshme apo gazetë tjetër, për raportimet ndërkombëtare, shkrimet, fotografitë.

Kjo seri shkrimesh ka filluar para një viti për përhapjen strategjike të dezinformimit dhe ka vazhduar me “sulmet kibernetike” të Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-ës.

Nga ana tjetër “Washington Post”  ka fituar Çmimin Pulitzer për raportim kombëtar gjatë fushatës, duke hetuar dhurimet filantropike të Presidentit amerikan, Donald Trump.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthim i fuqishëm në Turqi, plagosen disa persona (VIDEO)
"Hëna Rozë" e 11 prillit, çfarë do të ndodhë sonte? »
Article Logic
Execution time: 0.010404109954834
array(1) { ["section"]=> string(78) "fitojne-cmimin-pulitzer-dy-gazetat-amerikane-investiguan-putin-dhe-trump-74811" }