Fitojnë vendasit, Korpusi i Inxhinierëve amerkanë vendos të devijojë tubacionin “Dakota”

Publikuar tek: bota, më 00:05 05-12-2016 Fitojnë vendasit, Korpusi i Inxhinierëve amerkanë vendos të devijojë tubacionin “Dakota”

Për më shumë se 6 muaj rresht, vendasit amerikanë kanë protestuar vazhdimisht kundër shtrirjes së tubacionit miliarda dollarësh, Dakota Access Pipeline, që kalon pranë një rezervati të amerikanëve vendas dhe poshtë një prej liqeneve të zonës Standing Rock.

Ditët e fundit protestës së vendasve iu bashkua edhe një grup rej 2 mijë veteranësh amerikanë të cilët u shprehën se do të pengonin me çdo kusht shtrimin e tubacionit në zonën rezervatit të gjashtë më të madh në SHBA me amerikanë vendas që shtrihet mes dy Dakotave, të Veriut dhe asaj të Jugut, raporton Newsbomb.al.

sdaq3fradfgghot_1.jpg

Korpusi i inxhinierëve të ushtrisë amerikane ka vendosur të mos pranojë servitutin që i hap rrugë tubacionit Dakota të kalojë poshtë liqenit Oahe. Ata u shprehën se do të vazhdojnë bisedimet me fiset vendase për të gjetur një rrugë alternative, shkruan Newsbomb.al.

Tubacioni 1886 kilometra i gjatë me vlerë 3.8 miliard lekë do të transportojë naftë nga Stanley, North Dakota deri në Patoka, Illinois.

Sasdaq3wfasdfafgggshot_1.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033246040344238
array(1) { ["section"]=> string(91) "fitojne-vendasit-korpusi-i-inxhiniereve-amerkane-vendos-te-devijoje-tubacionin-dakota-61598" }