Fitorja e Shqipërisë në arbitrazh përballë Francesco Becchetit, reagon Gjiknuri: Lajm shumë i mirë, Kalivaçi tani me një investitor serioz (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:09 25-01-2018 Fitorja e Shqipërisë në arbitrazh përballë Francesco Becchetit, reagon Gjiknuri: Lajm shumë i mirë, Kalivaçi tani me një investitor serioz (DOKUMENTI)

Një lajm shumë të mirë e ka cilësuar ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri fitoren e Shqipërisë në arbitrazh përballë firmës Hydro S.R.L, e drejtuar nga biznesmeni italian Francesco Beccheti.

Biznesmeni kërkoi zgjidhjen e marrëveshjes së koncesionit të lidhur midis palëve ndërgjyqëse për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç, për faj të Shqipërisë, dhe pagesa e një dëmshpërblimi në një vlerë prej 137,235,090.00 euro, por Shqipëria paraqiti kundërpadi në këtë proces.

“NJË LAJM SHUMË I MIRË. Të dashur miq! Shqipëria fitoi një përballje të rëndësishme në Arbitrazhin Ndërkombëtar të ICC kundrejt shoqërisë Hydro S.R.L. Gjej rastin të shpreh një falënderim të veçantë për ekipin që përfaqësoi Shqipërinë në arbitrazh: juristët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për punën e bërë dhe Avokaturën e Shtetit, e cila me profesionalizëm udhëhoqi me sukses këtë proces. Vendimi i arbitrazhit konfirmoi edhe njëherë vërtetësinë e asaj çka ne kemi deklaruar që në fillim për koncesionin e hidrocentralit të Kalivaçit. Kjo vepër e rëndësishme energjetike tashmë do të mund të konkretizohet nga një investitor serioz”, shkruan Gjiknuri në facebook.

Trupa e gjykimit vendosi që të rrëzojë të gjithë pretendimet e Paditësit, duke e ngarkuar këtë të fundit me faj për mospërmbushjen e Kontratës dhe me pagesën e kamate-vonesave.   

27067640_1603976226390521_5194889821823748806_n.jpg

26992721_1603976233057187_3861259139673137155_n.jpg

27072784_1603976229723854_3906736303482681876_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dorëzohet Italisë Nezar Seiti, financieri i Habilajve (Dalin detajet e ekstradimit)
Ndërron jetë nëna 32-vjeçare nga Fieri, bashkëshorti dhe vajza e vogël s’i japin dot lamtumirën e fundit »
Article Logic
Execution time: 0.011044979095459
array(1) { ["section"]=> string(152) "fitorja-e-shqiperise-ne-arbitrazh-perballe-francesco-becchetit-reagon-gjiknuri-lajm-shume-i-mire-kalivaci-tani-me-nje-investitor-serioz-dokumenti-107892" }