Fitorja ndaj Armenisë, Agolli pritet si hero në Azerbajxhan

Publikuar tek: sport, më 22:02 31-03-2015 Fitorja ndaj Armenisë, Agolli pritet si hero në Azerbajxhan

Fitorja e Shqipërisë ndaj Armenisë nuk ka gëzuar vetëm tifozët shqiptarë por edhe ata të Azerbajxhanit.

Lojtari i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli është pritur si hero në skuadrën e tij Karabak, si nga stafi ashtu edhe nga tiozët azer. Vetë Agolli është shprehur i emocionuar nga pritja që i është bërë pas fitores ndaj Armenisë.

Entuziazmi i azerëve për fitoren e Shqipërisë ka një arsye të fortë, pasi Armenia konsiderohet armiku numër një i Azerbajxhanit. Dy vendet janë përfshirë në një konflikt të armatosur në vitin 1993 për rajonin Nagorno-Karabak, pikërisht nga vendi i orgjinës së klubit ku luan Agolli. Klubi Karabak pas konfliktit të armatosur është vendosur në kryeqytetin Baku. 

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028063058853149
array(1) { ["section"]=> string(63) "fitorja-ndaj-armenise-agolli-pritet-si-hero-ne-azerbajxhan-7489" }