Fituan zgjedhjet në Kosovë, kandidati për deputet i Vetëvendosjes: Do të ndryshojmë simbolet kombëtare, do vendosim ato shqiptare

Publikuar tek: rajon, më 21:35 08-10-2019 Fituan zgjedhjet në Kosovë, kandidati për deputet i Vetëvendosjes: Do të ndryshojmë simbolet kombëtare, do vendosim ato shqiptare Foto e marre nga interneti

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Hysamedin Feraj shprehet se me krijimin e qeverisë së re, do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare. 

I ftuar në RTV Ora, Feraj tha se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve kombëtare shqiptare sepse për pavarësisnë e Kosovës luftuan shqiptarët, as serbët e as romët.

Pjesë nga biseda:

Hysamedin Feraj: Shpresoj që do të shkohet drejt ndryshimit të simboleve që përfaqësojnë shtetin.

Beti Njuma: Pra do të vendosni për ndryshimin e himnit, ndryshimin e flamurit?

Hysamedin Feraj: Unë nuk po them se ky do jetë ndër veprimet e para sepse nuk është më i ngutshmi, sepse ata de facto janë. Pra funksionojnë faktikisht simbolet kombëtare dhe formalisht në protokoll mbetet ajo.

Beti Njuma: Kjo do të thotë që do të vendosni simbolet shqiptare?

Hysamedin Feraj: Unë them se do të shkohet drejt vendosjes së simboleve shqiptare  sepse është një shtet që kanë luftuar shqiptarët dhe jo siç gënjen kushtetuta e Kosovës në preambulë për pavarësi në të cilët luftuan serbet, shqiptarët, romët etj., se serbët nuk kanë luftuar për pavarësinë e Kosovës.  E prandaj shqiptarëve i përket pavarësia dhe përfaqësimi simbolik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097129344940186
array(1) { ["section"]=> string(133) "fituan-zgjedhjet-ne-kosove-kandidati-per-deputet-i-vetevendosjes-do-te-ndryshojme-simbolet-kombetare-do-vendosim-ato-shqiptare-181297" }