Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia Shtetit, organizojnë sot “DITË E HAPUR ME POLICINË E SHTETIT”, nga ora 11:00 – 20.00 ku i prnishëm do të jetë edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Aktiviteti do të mbahet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Panairi i Policisë së Shtetit shpalos kapacitetet, mjetet moderne të punës dhe atë se çfarë bëjnë realisht efektivët blu në përditshmërinë e tyre për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike.
Gjatë aktivitetit është parashikur që Tahiri të mbajë fjalën në orën 11:00.