Fjala e Ramës në OKB, Cakaj i shkrep foto nga lart dhe shkruan: Krenar me Kryeministrin

Publikuar tek: politike, më 20:21 27-09-2019 Fjala e Ramës në OKB, Cakaj i shkrep foto nga lart dhe shkruan: Krenar me Kryeministrin Rama ne OKB, foto e shperndare nga Gent Cakaj

Kryeministri Rama ka folur pasditen e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, ndërsa një vend të rëndësishëm në fjalën e vetë ia kushtoi çështjes së Kosovës.

Rama tha se është e pajustifikueshme që një vend me dy milionë banorë mbetet i izoluar nga rrjeti i vizave, një vend që ka luftuar fort për lirinë e vetë. Këtë fjalim të kryeministrit e ka përshëndetur dhe ministri Gent Cakaj, i cili ka shkrepur nga lart një foto të Ramës duke folur dhe mbi të ka shkruar se ndihet krenar.

“Krenar me fjalën e Kryeministrit të Republikës të Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm në mbështetje të pakursyer të Republikës së Kosovës, por edhe krejt pa dorashka, qoftë ndaj Serbisë për mosnjohjen ende të Republikës të Kosovës dhe qoftë ndaj BE-së, për mosliberalizimin ende të vizave për popullin e Kosovës”, shkruan Gent Cakaj.

Screenshot_3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021707057952881
array(1) { ["section"]=> string(92) "fjala-e-rames-ne-okb-cakaj-i-shkrep-foto-nga-lart-dhe-shkruan-krenar-me-kryeministrin-180028" }