Fjala emocionuese e Papa Franceskut për të burgosurit. Ja mesazhet nga San Pietro për mijëra të burgosur që ndjekin meshën live

Publikuar tek: bota, më 12:52 06-11-2016 Fjala emocionuese e Papa Franceskut për të burgosurit. Ja mesazhet nga San Pietro për mijëra të burgosur që ndjekin meshën live Papa Francesku gjate meshes se sotme ne San Pietro (ANSA)

“Sa herë që hyj në ndonjë burg pyes: pse ata dhe jo ne. Të gjithë kemi mundësinë të gabojmë”. Në ditën jubile të të burgosurve, Papa Francesco flet për ata që kanë bërë gabime në jetën e tyre. Dhe jep tre apele për autoritetet civile, raportojnë mediat italiane për daljen e sotme të Papa  Franceskut. 

Ai kërkon një akt të drejtë mëshire për të burgosurit që kanë të drejtë të përfitojnë, por edhe një favor për të përmirësuar kushtet e jetës në burgje. Dhe sidomos për një drejtësi penale që nuk është ekskluzivisht ndëshkuese, por që parashikon përfshirjen në shoqëri, raporton newsbomb.al.

Duke iu drejtuar rreth një mijë të burgosurve që mbërritën në San Pietro për meshën, Papa Francescu thotë: ndonjëherë, ndonjë lloj hipokrizie shtyn që t’ju shohin se e vetmja jetë që meritoni është burgu. Nuk mendohet për mundësinë e ndryshimit të jetës, ka pak besim në reabilitimin”. Por Papa paralajmëron se në këtë mënyrë harrohet se të gjithë jemi mëkatarë, dhe shpesh, jemi edhe të “burgosur pa e vënë re as vetë”.

“Nuk më takon mua tju jap lirinë” thotë Papa. Por Kisha nuk mund të heqë dorë nga “frymëzimi juaj në dëshirën për lirinë”.

Bazilika e San Pietros, mëngjesin e sotëm ka qenë plot për këtë meshë solemne, raporton Newsbomb.al. padyshim, Papa evidenton dhe faktin se “mungesa e respektit për ligjin, ka cuar drejt dënimit të merituar” dhe që “privimi nga liria është forma më e rëndë sepse prek personin në nuklin e vet më intim”. Por rekomandon: “Askush nga ju nuk duhet të mbyllet te e kaluara. Sigurisht historia e të kaluarës edhe nëse do të donim të rishkruhej, nuk mund të arrihej. Por nuk duhet të biem në tentativën për të menduar se nuk mund të falemi”. Dhe për më shumë se 15 herë, Papa Francesku përmend fjalën “shpresë” në fjalimin e vet, raporton Reppubblica.

“Mos lini askënd që tju rrëmbejë shpresën” thotë Papa për të dërguarit nga të gjithë burgjet italiane në sheshin San Pietro në qytetin e Vatikanit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012609004974365
array(1) { ["section"]=> string(132) "fjala-emocionuese-e-papa-franceskut-per-te-burgosurit-ja-mesazhet-nga-san-pietro-per-mijera-te-burgosur-qe-ndjekin-meshen-live-58580" }