Fjala-kod që do lajmërojë vdekjen e Mbretëreshës Elisabeta e Dytë, dhe operacioni "London Bridge" që nis menjëherë

Publikuar tek: bota, më 18:58 17-03-2017 Fjala-kod që do lajmërojë vdekjen e Mbretëreshës Elisabeta e Dytë, dhe operacioni

Pavarësisht faktit se Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta së Dytë, është ende gjallë, një plan i përpiktë për vdekjen e saj tashmë është formuluar.

Një fjalë-kod është caktuar për të përcjellë lajmin e vdekjes së saj në nivelet më të larta të qeverisë, shkruan Newsbomb.al.

E ndërsa vdekja e George VI u sinjalizua nga fjalët “Hyde Park Corner”, për të ndaluar rrjedhësit e informacionit të Buckingham Palace që të mësojnë lajmin, për të sinjalizuar vdekjen e Elizabetës së Dytë, kodi është “London Bridge is down” apo “Ura e Londrës ka rënë”.

Sipas The Guardian, nëse kryeministrin e zgjojnë, ose është zgjuar, ai do informohet nga nënpunësit civilë se “Ura e Londrës ka rënë”.

Këto fjalë nënkuprojnë se monarkja ka ndërruar jetë dhe menjëherë nis operacioni “Ura e Londrës” - një grup tepër i lartë dhe i specializuar aranzhimesh që përfundimisht do rezultojë në funeralin e Mbretëreshës.

Një zyrë e qeverisë e ndodhur në një vend sekret në Londër, do informojë menjëherë 15 qeveritë jashtë Britanisë së Madhe, ku Mbretëresha është edhe kreu i shtetit. Pas kësaj lajmi do kalojë në zyrat e 36 shteteve të tjera të Komonuelthit, ku Mbretëresha ka shërbyer si një figurë simbolike për shumë dekada.

Nuk do të vonojë shumë kur për lajmin do njoftohet edhe publiku i gjerë, përmes Press Association që më pas do ia kalojë të gjithë mediave të botës. Kjo është hera e parë që ekskluziviteti i lajmit të vdekjes i hiqet BBC dhe i kalon AP.

Një këmbësor me rroba të zisë do të dërgohet nga Buckingham Palace për të vendosur njoftimin e vdekjes në të gjitha portat e pallatit ndërsa uebfaqja zyrtare e pallatit do ketë vetëm një faqe me njoftimin e vdekjes në sfond të zi, shkruan Newsbomb.al

Mbulimi mediatik i vdekjes së Mbretëreshës do të fillojë menjëherë, nga televizionet me transmetime drejtpërdrejt, deri te portalet online të cilat do të postojnë biografi të gjata dhe shtojca. Në BBC do të aktivizohet “sistemi alarm i transmetimit në radio” që do njoftojë për vdekjen e Elisabetës së Dytë.

Sky News dhe ITN thuhet se kanë vite që bëjnë prova për këtë ngjarje, madje kanë nënshkruar kontrata me ekspertët më të mirë mbretërorë për të folur ekskluzivisht për ta.

Stacionet britanike komerciale radios do ndezin dritat blu për të njoftuar DJ-t që të transmetojnë lajmin e vdekjes së Mbretëreshës dhe të luajnë muzikë funebre.

Nga ana tjetër, mbulimi mediatik për monarken mbretërore më jetëgjatë, e cila deklaroi se do dorëhiqet si padrone e disa organizatave bamirëse përpara datëlindjes së saj të 91, do vazhdojë për disa muaj. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020413160324097
array(1) { ["section"]=> string(100) "fjala-kod-qe-do-lajmeroje-vdekjen-e-mbretereshes-elisabeta-e-dyte-dhe-operacioni-london-bridge-72278" }