Fjalët e bashkëshortit emocionojnë aktoren e njohur të humorit

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:43 10-06-2019 Fjalët e bashkëshortit emocionojnë aktoren e njohur të humorit

Delinda Disha është një aktore e njohur për publikun shqiptar dhe shumë e dashur po ashtu për rolet që luan shpesh në Portokalli.

Pasditen e sotme Delinda ka qenë e ftuar në emisionin 'Rudina' për të folur për famoljen e saj dhe për njohjen me bashkëshortin, Eldon. Aktorja tregoi se me bashkëshortin ishtin njohur rastësisht në një shfaqje pasi dhe ai kishte studiuar në Akademinë e Arteve, dhe më pas pasi ishin njohur kishin zyrtarizuar lidhjen duke sjellë në jetë dhe djalin e tyre Dasantinin.

Në këtë moment bashkësorti Eldo përmes një videomesazhi i ka bërë një surprizë të bukur Delindës, surprizë së cilës ajo nuk i ka rezistuar dot.

'E di që po çuditeni me videon se nuk jam prononcuar, por doja të thosha disa fjalë për sa i përket Delit dhe Dasantinit. Dasantini është produkt i dashurisë tonë. Jam shumë i lumtur që kemi këtë familje, e kemi shumë të konsoliduar, të gjallë, me dashuri dhe Dasantini s’kishte si të ishte ndryshe. Ai është fëmijë inteligjent, i mbarë dhe po rritet me këtë ritëm. Deli është një mami e devotshme, e mrekullueshme. Jemi me fat të dy që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe ky është qëllimi kryesor në jetë. Ju dua shumë', tha Eldo.

Ndërkohë të njëjtën gjë e pohoi dhe vetë aktorja 'Eldo nuk prononcohet, i ka bezdi kamerat. Por më emocionoi shumë.'

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022819995880127
array(1) { ["section"]=> string(69) "fjalet-e-bashkeshortit-emocionojne-aktoren-e-njohur-te-humorit-167726" }