Fjalët e fundit të “Rambo”-s rus, që njoftoi për bombardime ajrore aty ku ndodhej vetë

Publikuar tek: bota, më 15:44 04-04-2016 Fjalët e fundit të “Rambo”-s rus, që njoftoi për bombardime ajrore aty ku ndodhej vetë Prokhorenko me gruan e tij Ekaterina

Ai tashmë quhet “Rambo” rus, pas veprimit kurajoz që shfarrosi dhjetëra militantë të ISIS duke njoftuar avionët luftarakë të hedhin bomba në vendndodhjen e tij e duke mos pranuar të dorëzohet te xhihadistët.

Komunikimet e fundit që Alexander Prokhorenko pati me forcat ajrore ruse janë bërë publike dhe tregojnë se si ushtari u gjet i rrethuar nga “bastardët” e ISIS, me municionet që po i mbaronin, teksa tentonte t’i mbante larg.

Sipas “Mirror”, 25 vjeçari Prokhorenko u urdhërua të shkonte në një vend të sigurtë para sulmeve ajrore, por ai i shpjegoi komandantit se e kishte të pamundur të arratisej, duke i thënë “kryejeni sulmin ajror tani”.

“Jam i rrethuar, ata janë jashtë. Nuk dua që të më kapin dhe të më përdorin si trofe. Lëshojini tani sulmet ajrore, ata nuk do tallen dot as me mua as me uniformën time.

Dua të vdes me dinjitet dhe t’i marr të gjithë këta bastardë me vete. Plotësoni dëshirën time të fundit, kryeni sulmin ajror”.

Pak sekonda para se predhat e avionëve të godisnin ndërtesat, mes fjalëve të tij të fundit ai tha “jam i lumtur që kam gruan më të mirë në botë”.

PAY-Alexander-Prokhorenko-the-Russian-Rambo-left.jpg

25 vjeçari dhe gruaja Ekaterina, prisnin fëmijën e tyre të parë

“Ky është fundi komandant, ju falenderoj, thuajini familjes time dhe vendit tim se i dua shumë. Tregojini atyre se kam qenë i guximshëm dhe kam luftuar deri sa nuk munda më.

Ju lutem të kujdesuni për familjen time, hakmerruni për vdekjen time, lamtumirë komandant, thuaji familjes time se i dua”.

Një zëdhënës i ushtrisë ruse shpjegoi se një oficer rus i forcave të operacioneve speciale ishte vrarë në afërsi të Palmiras gjatë kryerjes së një detyre të veçantë për të drejtuar sulmet ajrore ruse në objektivat e grupit të Shtetit Islamik.

CeshEBZWAAESHE0.jpg

Ai është vlerësuar në Rusi për trimërinë e madhe që tregoi

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011295080184937
array(1) { ["section"]=> string(89) "fjalet-e-fundit-te-rambo-s-rus-qe-njoftoi-per-bombardime-ajrore-aty-ku-ndodhej-vete-36800" }