Fjalimi i fundvitit, gazetarja nga Kosova i drejtohet Ramës: Pse nuk the se do të shkarkosh ministrin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:39 30-12-2019 Fjalimi i fundvitit, gazetarja nga Kosova i drejtohet Ramës: Pse nuk the se do të shkarkosh ministrin Kryeministri Rama gjate fjalimit te fundvitit

Gazetarja dhe analistja nga Kosova Kimete Berisha ka ironizuar kryeministrin Rama pas fjalimit të tij me anë të një video-mesazhi drejtuar shqiptarëve për fundvitin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, gazetarja i është drejtuar Ramës duke i thënë se pse nuk i ka treguar gjatë fjalimit të tij të sotëm se do ta largojë nga qeveria ministrin Gent Cakaj.

Me stilin e saj ironizues analistja kosovare ka shkruar se ministri Cakaj është shëndoshur pasi hyri në qeveri ndërsa Veliaj nga ana tjetër është më i zgjuar pasi ecën me biçikletë dhe merret me sport.

Ndër të tjera në postim shkruhet edhe se Rama i përqeshi Isa Mustafën dhe Albin Kurtin si të paaftë për të ndarë pushtetin, por sipas analistet përqeshjen Rama ia bëri dy liderëve për hatër të Hashim Thaçit.

Postimi i plotë:

Të pathënat e fjalimit përmbyllës të Edi Ramës.

Pse Edi Rama në fjalimin e fundvitit nuk tregoi se don me largu prej qeverisë Gent Cakajn veç pse ky i fundit u 'trashë'.

Nuk është fer.

Pse s'po ju tregon popullit se më përpara ti e falë tradhtinë sesa trashësinë.

Se trashësia e simbolizon lumturinë dhe kënaqësinë, e këto të dyjat i simbolizojnë vetëkënaqësinë dhe dembelinë.

Duhet me qenë i hollë për m'u duk që po vuan për atdheun. Edhe mjekër duhet me pas, por të ljubardhme e jo me ly me gur kali.

Hyri i hollë në qeveri, e qeveria e aji (ënjti). Çka ndodhi?

Genti po duket më shumë është marrë me politika ushqimore sesa me politikën e jashtme të Shqipërisë.

(ju ka tek me hëngër, ja kána, gjynah).

Dhe pse përpara se me shkarku s'po ja jep djalit edhe një shans m'u dobësu, duhet me kuptu njeri'n.

Gjithkujt mundet m'i ndodh m'i ja kajt.

(I mençur Erion Veliaj, kurrë si zhdryp bicikletës).

Në fjalimin e fundvitit Kryeministri shqiptar i 'keshi' Albinin dhe Isën, si të paaftë m'i nda karriget.

I keshi për hatër të Hashim Thaçit, me të cilin lëre që ishin të aftë t'i ndajnë karriget, por edhe Kosovën ishin të aftë ta ndanin.

E ka adaptu një të folur kleri, një të folur me zë të ultë, dhe kjo e folme, ta imponon ta dëgjosh me vëmendje.

Në fillim të videos m'u duk si Grida Duma me ato videot e saj 'famoze' gjatë fushatës elektorale për 'joshjen' e votuesve, por pastaj, pas minutës së 7-të s'mu duk më si Grida Duma, po i vendosur m'u duk.

Tha: Unë jam i ndershëm dhe s'jam tradhtar.

'Unë, vëllai i Vuçiqit?'.

'Ma kaki bre'

P.S. Ndërkohë u zbulua arsyeja pse Albini ia caktoi Presidentit 6 Janarin 2020 si datë takimi.

Këtë e bëri për hatër të Lutfi Hazirit.

Më 6 Janar është ditëlindja e Mr.Bean-it, me ç'rast komediani e mbush moshën e pensionimit.

madona.jpg

Analistja kosovare Kimete Berisha 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhen të tjera PËRGJIME të ‘Zogut të Tiranës’: Kam zënë një DASHNOR bos, s’jam kategori 10 mijë lekshash unë (E PLOTË)
Policia sqaron 'rrëmbimin' në “Don Bosco”: Dy djemtë futën me forcë babain në makinë, po abuzonte me pijen në lokal »
Article Logic
Execution time: 0.013588905334473
array(1) { ["section"]=> string(106) "fjalimi-i-fundvitit-gazetarja-nga-kosova-i-drejtohet-rames-pse-nuk-the-se-do-te-shkarkosh-ministrin-190780" }