Fjalimi i parë i Donald Trump, reagojnë ashpër liderat botërorë

Publikuar tek: bota, më 14:51 20-09-2017 Fjalimi i parë i Donald Trump, reagojnë ashpër liderat botërorë

Ka qenë fjalimi i parë i Donald Trump qe përhapi polemika të  fuqishme midis shumë shteteve.

Ndër të tjera lideri amerikan e cilësoi Iranin, " si një grup të vogël regjimesh mashtruese" dhe i hapi "luftë" Koresë së Veriut, nëse do të ishin të detyruar ta bënin.

Replika e ministrit të jashtëm Iranian nuk vonoi shumë, duke thënë: " Gjuha e urrejtjes së Trump është në kohët mesjetare". Ndërsa përsa i përket Koresë së Veriut akoma nuk i është përgjigjur gjuhës së ashpër qe Trump përdori ndaj shtetit të tyre. Vlen për tu theksuar se Washingtoni ka  paralajmëruar në mënyrë të përsëritur Korenë e Veriut mbi armët, të cilat shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit OKB.

Jo më larg se të martën kreu i SHBA-së, kritikoi kreun e Koresë së Veriut Kim Jong-un duke thënë, " Njeriu raketë është në një mision vetvrasës". Ministri jashtëm suedez dëshmoi për BBC, se: "Ishte një fjalim i gabuar, në vendin e gabuar, ndaj audiencës së gabuar".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarm për bombë në Londër, gjendet një pako e dyshimtë
Basha me kreun e Konrad Adenauer, për ligjin e ndalimit të simboleve të komunizmit dhe reformimin e modernizimin e PD »
Article Logic
Execution time: 0.011282920837402
array(1) { ["section"]=> string(68) "fjalimi-i-pare-i-donald-trump-reagojne-ashper-liderat-boterore-93038" }